• |
ide | kryesore

Ishte parkuar në një lavazh, digjet makina në Gjirokastër

Lajme, Të fundit


Një makinë është djegur gjatë natës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në një lavazh autoveturash në zonën industriale afër lagjes Zinxhira.

Shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje një mjet zjarrfikës dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ne vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volswagen në pronësi të A. K.  ka marrë zjarr te pjesa e motorit. Zjarrfikësit ndërhynë me ujë për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij. Nga zjarri u dogjën pjesë të motorit, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve të ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *