• |
ide | kryesore

Kuvend/ Interpelancë me ministren e Shëndetësisë për skandalin tek Onkologjiku

Lajme, Të fundit


Seanca e sotme plenare pritet të ketë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës pas skandalit të Onkologjikut ku mjekët zhvatnin pacientët me tumor dhe i orientonin në klinikat private. Ministrja e Shëndetësisë do të përballet me deputetët e opozitës, të cilët janë drejtuar me dy kërkesa për interpelancë.

Po ashtu, në Kuvend do mbahet edhe raundi i dytë i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP. Dy kandidatët e dërguar nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend për KLGJ janë Erind Mërkuri dhe Albens Tabaku, ndërsa për KLP janë Artan Reci dhe Bedar Bajri. Nëse opozita dhe mazhoranca nuk gjejnë konsensusin për të miratuar vakancat me 84 vota, procesi ripërsëritet me raundin e tretë. Në rendin e ditës është parashikuar edhe raportimi për veprimtarinë e vitit 2023 të disa institucioneve, si KQZ, AMF, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *