• |
ide | kryesore

Përgjimet që fundosën Ilir Beqajn, SPAK kontrolle në banesa dhe zyra

Lajme, Të fundit
SPAK


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u vu sot në pranga me urdhër të SPAK, pas hetimeve për abuzimet me fondet e BE, në kohën kur socialisti drejtonte SASPAC. Arrestimi i Beqajt, dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij, dy prej të cilëve u lanë nën masën e arrestit të shtëpisë, erdhi pas muajve të gjatë të hetimeve, por edhe kontrolleve që agjentët e BKH kanë bërë në banesa dhe në zyrat e personave të përfshirë. Përgjimet e kësaj dosje, janë bërë publike dhe më herët nga ZËRI, ndërsa me arrestimin e Beqajt, provohet dhe skema e abuzimit që ai kishte ngritur, me qëllim përfitimin monetar. Përmes Ermal Kurtulajt, njeriut të tij të besuar, Ilir Beqaj pastronte paratë në bizneset ku vetë ai rezultonte pronar në hije, përmes prerjes së faturave fiktive, për shërbime që nuk kryeheshin.

DOSJA QË FUNDOSI BEQAJN

SPAK zbuloi gjatë hetimeve, se Ermal Kurtulaj, i punësuar si koordinotator i projektit “Eusair Facility Point” gjatë ushtrimit të detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme duke u përfshirë në veprime korruptive për qëllime përfitimi.

Në një komunikim telefonik me shtetasin Genci Shurdho, Kurtulaj i ka kërkuar atij të faturojë një pagesë prej 35,200 euro për një shërbim që dyshohet se nuk është kryer.

“Po më duhet një përgjigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri (Beqaj) dhe duhet të firmos ca letra prandaj po them”, i thotë Ermal Kurtulaj personit Genci Shurdho në një bisedë të përgjuar.

Prej kësaj bisede thotë SPAK të krijohet dyshimi se fatura do të jetë thjesht fiktive për të justifikuar shpenzimin e shumës 35,200 euro. Por shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur t’ja lëshojë këtë faturë, të cilën Ermal Kurtulaj e ka siguruar në kompaninë “Nine Services Int” Sh.p.k me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin Elton Marini.

Sic rezulton më pas në biseda të tjera të përgjuara gjatë periudhës gusht-shtator 2023, Ermal Kurtulaj i thotë se i duhen edhe fatura të tjera. Në 20 nëntor 2023 është lëshuar një tjetër faturë me vlerë 16,600 euro nga kompania e shtetasit Elton Marini.

Pjesë e skemës ka qenë dhe personi fizik Bledar Leka, i cili ka lëshuar një faturë me vlerë 20,000 euro për llogari të “Eusair Facility Point” dhe është kapur në përgjime me vartësin e sekserin e Ilir Beqes, Ermal Kurtulaj.

“Bëje içik atë faturën sot. Do ta çoj niptin me foto dhe te kontrata dhe ca përshkrimesh, si do e shkruajmë etj”, thuhet në një bisedë të përgjuar mes tyre. Po kështu në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, Ermal Kurtulaj pyet shtetasin Bledar Leka: “Atë tënden nga 15 po ta bëjmë 20, e bën dot ti apo jo? … e pastaj hë se duam ta bëjmë 20 që të kena mundësinë për me mbyll ca gjona të tjera me atë meqënëse ti je pa TVSH apo jo?”

Në vijim të bisedave për fatura të tjera fiktive për punime/shërbime të pakryera thotë SPAK, Ermal Kurtulaj i kërkon në nëntor një tjetër faturë shtetasit Bledar Leka. “Ke hapësirë për të bo i gjo nja 900 euro shërbim konsulence pagesë kesh”, pyet Kurtulaj në një tjetër bisedë të përgjuar.

Sekseri Ermal Kurtulaj i cili vepronte për llogari të Ilir Beqajt sipas dosjes së SPAK, rezulton edhe si drejtues e i punësuar i një shoqate me emrin “Good Health”, përmes së cilës kryen lëvizje parash për shërbime të pakryera. Punonjësja e SASPAC, Mira Topçiu, në këtë rast si person fizik, i faturon kolegut të saj në po këtë agjenci, fatura për shërbime konsulence me vlerë disa mijë euro.

Siç rezulton nga veprimet e kryera ndërmjet subjekteve, por edhe në komunikimet që kryhen ndërmjet Mira Topçiut, Bjona Ziaj, Dhurata Thanasi dhe Ermal Kurtulaj, ata kërkojnë sigurimin e faturave me qëllim përfitimin e shumave nga këto subjekte thuhet në dosjen e SPAK. Bëhet fjalë për një event të datës 1 nëntor 2023, ku Mira Topçiu komunikon me Bjona Ziun të cilës i kërkon të lëshojë një faturë.

“Nga personi jot fizik më duhet komplet për cështje pune se spo dime se si do e rregullojmë ngaqë do paguajmë këtë eventin e vizibilitetit nga programi ynë i Kosovës. Hëme duhet një person që të më lëshojë nji faturë. Domethënë nji person që do na bëjë qeranë neve, na ka ca lekë borxh”, thotë Mira Topçiu në bisedën e përgjuar nga SPAK.

KONTROLLET E SPAK

1. Kontrollet e banesave

Banesë në përdorim të shtetasit Ermal Kurtulaj, pranë Kopshtit Zologjik, Kompleksi Mateo, kati 3.

Banesë në përdorim të shtetasit Sabjan Kurtulaj, banesë e ndodhur në rrugën “Frosina Plaku”; Nd. 36; H. 2; Ap. 54; Njësia Administrative nr. 7: Njësia Bashkiake nr. 7; 1023; Tiranë.

Banesë në përdorim të shtetasit Gazmend Prenga, banesë e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr. 2, Rruga “Kardi Kërçiku”, Nd. 59, H1, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë.

Banesë e shtetasit Arben Dani ndodhur rrugën rrugën “Isa Boletini”. Nd. 2, H1, Njësia Administrative nr. 9, 1016, Tiranë;

Banesë e shtetasit Ilir Beqaj, i biri i Hamid dhe Lirije, i datëlindjes 18.02.1968, me nr. personal G80218157A, banesë ndodhur pranë sheshit “Frederik Shopen”, rruga “Ibrahim Rugova” (pallati ku ndodhet dega e “UNION BANK” (pallati ne cepin ku kryqëzohet rruga “Ibrahim Rugova me rrugën “Adem Jashari”). Tiranë.

2. Të lejohet kontrolli i automjeteve:

Me targë AB020DE, Touareg, ngjyrë e zezë, viti 2012, në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj,

Me targë AC002EK, AUDI Q8, ngjyrë e zeze, viti 2019. në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj;

Me targë AA1755NC, Mercedes Benz E220, viti 2003. ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetasit Sabian Kurtulaj;

Me targë AB720JO, Land Rover Discovery, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetasit Sabian Kurtulaj;

Me targë AA343YH, Audi A4, ngjyre e zeze 2006, në pronësi të shtetasit Gazmend Prenga.

3. Të lejohet kontrolli i vendeve, zyrave dhe selive si më poshtë:

Zyrave (vendi i tyre i punës) të përdorura nga shtetasit Ermal Kurtulaj dhe Mira Topçiu, ndodhur pranë Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Tiranë.

Zyrave dhe ambienteve të “GZONA RESTORANT (Albanian Food and Hospitality) me NUIS L913290210, me vendndodhje “Kalaja e Tiranës”, Tiranë;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë “Curri Group” me NIPT M214090190;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë DELTA HOLDING me NIPT M31316015P;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë FARMED ANTIBIOTICS me NIPT L71517034M;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë DELTA PHARMA – AL me NIPT K62202046U;

Zyrave dhe ambienteve të shoqërisë DELTA MED me NIPT L78513201T, të gjitha të ndodhur në Tiranë, Kashar, Autostrada Tiranë – Durrës, km.3, zona kadastrale 2679, nr. pasurie 19/27/1 Tirane dhe Rr. ‘Islam Alla’, Zona Kadastrale 8380, Nr. Pasurie 02-N3, Vol.18. Faqe 220 M31316015P;

Të zyrës dhe ambienteve ku ushtron veprimtarinë Shoqata Good Health: Rruga “Spiro Moisiu”.nd.3, hyrja nr. 1, ap. nr. 11. Tiranë.

4. Kontrolli personal i këtyre shtetasve

Ilir Beqaj, i biri i Hamid dhe Lirije, datëlindja 18.02.1968, nr. personal G80218157A;

– Arben Dani, i biri i Ramadan dhe Hamide, datëlindja 12.11.1961, nr. personal: G11112030B;

– Ermal Kurtulaj, i biri i Xhemal dhe Hyleme, datëlindja 03.01.1980, nr. personal; 100103088F, adresa e banimit;

Sabjan Kurtulaj, i biri i Xhemal dhe Hamide, datëlindja 02.08.1982, nr.personal 120802070B;

Gazmend Prenga, i biri i Fran dhe Majlinda, datëlindja 08.08.1985.

nr.personal: 150808049Q;

– Amarildo Deda, i biri i Ded dhe Marie, datëlindja 24.11.1990, nr. personal J01124024T;

Eduard Curraj, i biri i Gjon dhe Shaqe, datëlindja 13.10.1973, nr. personal: H31013028R;

– Dorian Sadiku, i biri i Tahir dhe Elisabetë, datëlindja 20.06.1979, me nr. Personal: H90620115D


5 Comments

  1. PO GJAKPIRESEN VILMA NUSHI KUR E KA RRADHEN?

    PO GJAKPIRESJA VILMA NUSHI KUR E KA RRADHEN?

  2. Kto jane bere pasi ju permend emri per korrupsion edhe u hoq si minister. Mereni me mend ku shkon grykesia dhe abuzimi ktu!

    1. Show show dhe vetem show
      U mbors mali i propagandes dhe GJKKo polli dhjetra miushe. Maksimumi 1 vit e gjysem burg

  3. Ore ja lumsha SHBA per presionin dhe suportin ndaj drejtesise se gjithe keta qe po i bejne vizite burgut po te ishte koha e komunistit Sali do te ishin akoma xhiro ne bulevardit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *