• |
ide | kryesore

SPAK: Beqaj dhe Kumbaro, dy fatura për të njëjtën konferencë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në njoftimin e SPAK pas arrestimit të Ilir Beqajt sqarohet se është abuzuar me fondet e Bashkimit Europian, të cilat Beqaj duke qenë pronar de facto i restorantit “Gzona” përpiqej t’i kalonte nëpërmjet faturave fiktive në xhepat e tij.

Madje në një rast, për organizimin e një konference për turizmin janë prerë dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj me fondet e Bashkimit Europian dhe një nga Ministria e Kulturës me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Njoftimi i SPAK sqaron si më poshtë për këto dy fatura:

Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”.

I vetmi shërbimi i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, vazhdon SPAK, e cila është organizuar nga restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh.

Kuptohet se faturat fiktive në këtë rast kryheshin për të futur në xhep paratë e fondeve të Bashkimit Europian. Kur ka kryer manipulimet me faturat fiktive, Ilir Beqaj ishte nën hetim për sterilizimin, por edhe pse aty flitej për më shumë se 100 milion euro, prokurori i SPAK e amnistoi duke mos e arrestuar dhe duke i dhënë Beqajt mundësinë të vazhdonte punën me faturat fiktive të SASPAC.


8 Comments

  1. Kur ka kryer manipulimet me faturat fiktive, Ilir Beqaj ishte nën hetim për sterilizimin..Edhe pse aty flitej për më shumë se 100 milion euro, prokurori i SPAK e amnistoi duke mos e arrestuar dhe duke i dhënë Beqajt mundësinë të vazhdonte punën me faturat fiktive të SASPAC.

    ‐‐—–‐—-
    Ateher te mbaje pergjegjesi dhe prokurori, i cili i ka mbyllur hetimet per sterilizimin pa asnje akuze.. Cfar behet keshtu mor jahu vetem VIIIIIIIIIIIDH

    1. Jooooooo! Po prokuroret e Spakut jane “heronjte e kalamajve tane”, sic tha shoqja Lenka Yuri- Kim….

  2. E habitshme eshte periudha , 03-05 Prill 2023 . Ky edhe pse ne hetim vazhdonte te vidhte . Perseri nuk kane frik .
    Keta jane te papare , pushteti i madh i ka verberuar totalisht . Fajin me te madh e ka SPAK-u qe drejtohet dhe punon me regji .

  3. Skandal që nuk akuzohet për koncesionet!! E akuzojnë për fondet Europiane sepse nuk kanë si ta luajnë sumën dhe aty ku vjedhja është më e madhe dhe ku protagonist është Rama prokurorët duan ta mbyllin hetimin!!!

  4. Te presim çdo te beje zyra e OLAF. Duke qene se jane fonde te BE-se, pra taksapaguesve europiane dhe nese do ti vertetohet katerciperisht gjithshka, kam pershtypjen dhe duhet te ndodhe ne fakt, njesoj si me frida krifcen qe eshte nen hetim per te njejten veper penale, qe BE ti kerkoje qeverise shqiptare kthimin e fondeve mbrapsht pasi jane vjedhur. Aty do ta shohim kete arin e gjate kujt do ja ngopi, popullit apo atij shtremsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *