• |
ide | kryesore

Vetëflijimi i Pal Trashajt/ Shehaj: Të dorëhiqet Guvernatori Sejko dhe ministri Manja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi në Kuvend sot se për vetëvrasjen e Pal Trashajt duhet të mbajnë përgjegjësi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Drejtësisë.

Lexo më tej: Historia e Pal Trashajt, njeriut që i dha fund jetës në dyert e SPAK 

Sipas Shehajt, Gent Sejko dhe Ulsi Manja duhet të japin dorëheqjen.

“Është e pafalshme qe ku parlament ka lejuar që një qytetari të thjeshtë, qe nuk ka vrare njeri, qe nuk ka vjedhur, qe nuk ka shkelur asnje ligj, ti merret shtëpia për 750 euro. Kjo ndodh sepse nuk ka asnjë ligj që e pengon humbjen e shtepise per 750 euro.

Është e pafalshme që 750 euro të dhjetëfishohen përmes marifeteve, sepse ky Parlament nuk ka bërë një ligj ta ndalojë.

Është e pafalshme që qytetarëve t’u merret peng jeta për vite të tëra nga një bandë kriminale që vepron me lejen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, maxhorancës dhe ministrit të Drejtësisë, i cili ka detyrën të kontrollojë dhe ndalojë abuzimet e përmbaruesve që marrin peng qytetarët.

Ka vrarë veten një qytetar i ndershëm dhe i pafajshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ministri i Drejtësisë duhet të japin dorëheqjen.

Kuvendi duhet të veprojë sa më shpejt për të ndaluar këtë skemë kriminale dhe të shpëtojë qindra mijëra qytetare shqiptarë nga persekutimi dhe pengmarrja. Ka vdekur një qytetar i pambrotjur dhe drejtësia duhet të ndëshkojë fajtorët” – u shpreh mes të tjerash Agron Shehaj në Kuvend.

Lexo më tej: Shehaj akuzon guvernatorin: Janë marrë peng 100 mijë shqiptarë me mikrokreditë (VIDEO) 


6 Comments

  1. Te lumte Agron por kolegêt i ke mostra te pashpirt dhe te paaft. Pali duhet te ishte ne cdo mesazh sot ne seance

    1. Guvernatorit dhe gjithe atyre qe rrine pas tij tu mbahen rrogat e tyre dhe te paguajne detyrimet e njerezve sepse Jane pergjegjes direkt te kesaj vjedhje

  2. Turp per kete shtet qe ne 2024 vetflijohen njerez per abuzimet me kredine.

    Governatori injorant e i paafte jashte, por te emeroj Gaz Demi cfare pret.

    1. Mire qe e kerkoi dikush doreheqjen e atij horrit tr bankes se shqiperise. Se ka vite qe nuk i hyn gjemb ne kembe

  3. Ky eshte nje krim shteteror . Jo vetem Sejko dhe Manja por edhe i gjati ine duhet te mbaje pergjegjesi . Jo vetem pergjegjesi morale por edhe penale . Ku ka vend te botes qe per nje shume te caktuar X te paguash 5-7 fishe apo edhe me shume ? Ne vend qe shteti qe te te behet “nene e baba ” behet me i keq sesa nje pushtues .

    Nese mendoni se ky vend do behet nga keta horra qe plaçkisin perdite Shqiperine dhe Shqiptaret gaboheni rende . Revolucioni eshte e vetmja zgjidhje . Le te sherbeje guximi dhe heroizmi i te ndjerit Pal Trashaj si jnje shkendij e ketij revolucioni dhe ti thuhet BOLL pushtimit bga nje pakice e degjeneruar horrash , BOLL skllaverise nga hijenat me fytyre njeriu , Zot ne kete vend jemi ne (populli) dhe jo keta horra .

    Respekte z.Pal Trashaj , te qofte dheu i lehte !U kujtofsh e tu kendofte burreria brez pas brezi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *