• |
ide | kryesore

Lubonja: Qeverisë po i bie fasada, por edhe SPAK nuk është i gjithi i pavarur

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja berishës


Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se me arrestimet e fundit të SPAK qeverisë po i bie fasada. Megjithatë Lubonja nuk është ende i bindur që Prokuroria e Posaçme ka vullnetin e plotë për drejtësi.

“Unë mendoj se tragjedia e Gërdecit dhe “21 Janari” duhet të hetohen. Aty ka një përgjegjësi politike, morale. “21 janari” duhet të hetohet, por edhe 300 protestuesit që sollën kaosin duhet të hetohen. 21 janari dhe Gërdeci janë përdorur politikisht.

Si sistem sot që kanë ngritur për të vjedhur shqiptarët, kjo qeveri është lakuriq. Temën sot e kemi këtu, në këtë lakuriqësi që shohim. Na kujtohet përralla me mbretin lakuriq, që vetëm fëmija i pafajshëm e sheh mbretin që është lakuriq. SPAK duhet të na thotë që “mbreti” është lakuriq apo jo.

Jemi në një sistem, ku ka fasadë, do kesh të pavarur ekonominë. Qeverisë po i bie fasada. SPAK po i zbulon hajdutët dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo qëndron pjesërisht. Por unë besoj se jo të gjithë në SPAK janë të vendosur për këtë. Ka aty edhe njerëz të Ramës.

Nëse do bëhej drejtësi tamam këtu, nuk di kush do ngelej jashtë, është problem pastaj për stabilitetin. Edhe amerikanët nuk duan ta zhveshin mbretin plotësisht, se kanë edhe ata interesat e tyre. Nuk e kuptoj këtë që drejtësia qenka avash-avash, krimineli në rrugë duhet kapur direkt, nuk mund ta lëmë kriminelin akoma të lirë, të bëjë akoma vrasje e krime, atëherë i bie është kalkulim e jo drejtësi” – tha Lubonja në studion e emisionit “Open” në News 24. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. ASPAKU PO I jep kohe NJEREZVE te ndershem te Bejne zgjedhje te parakoheshme PASTAJ te dorehiqet RRAMA DHE MBASE TE FILLOJE TE MBILLEN CA LISA NJEREZISH QE TI DALIN ZOT VATANIT ..PO MERR CA SI SHUME KOHE SE ALEATET THONE ME MIRE VJEDHJE DHE JRIME BRENDA LLOJIT SE SA LUFTE CIVILE ..KOMSHINJ KUJT I PELLCET SE SHQIPERIA PO SHKULET …

  2. O FATOS SPAKU OSHT TOTALISHT I VARUR DERISA MERRET ME CIKRIMAT E RESTORANTIT DHE NUK SHEF TRAUN E STERILIZIMIT

    1. Nuk funksionon ashtu. Drejtesia nuk varet nga trau dhe qimja, por aty ku ke fakte. Nese per sterilizimin i kane kopsitur letrat sipas ligjit (spaku nuk heton dot ligjin), atehere kane gjetur diçka tjeter… Ki parasysh qe edhe vjedhja e restorantit e denigron kete hajdut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *