• |
ide | kryesore

Alisha Lehmann te Juventus, ndizen xhelozitë: senatoreve bardhezi nuk i pëlqeu kjo gjë

Sport
Lehmann


Alisha Lehmann është prezantuar zyrtarisht ditët e fundit nga Juventus Women. Futbollistja ka ardhur nga Aston Villa, bashkë me partnerin e saj, brazilianin Douglas Luiz, edhe ai i transferuar nga Villians te torinezët. Por ardhja e bukuroshes zvicverane po krijon pakënaqësi në dhomat e zhveshjes bardhezi.

ATO ZERO “LIKE” QË BËJNË ZHURMË

Juventus e prezantoi me stil zviceranen Alisha Lehmann, nënshkrimin e ri të Juventus Women. Vajza është një ikonë e futbollit të femrave falë 16 milionë ndjekësve të saj dhe është një makinë e vërtetë e rrjeteve sociale dhe marketingut. Juventus, edhe falë ardhjes së partnerit të saj Douglas Luiz, e nuhati marrëveshjen edhe për sa i përket rritjes së markës.

Por prania e saj po krijon disa probleme brenda dhomave të zhveshjes së femrave të Juventus. Siç kanë theksuar shumë media pranë bardhezinjve, postimi në rrjetet sociale i prezantimit të Alisha Lehmann nuk mori asnjë pëlqim nga shoqet e saj të reja. Një heshtje që bën zhurmë dhe një blerje që mund të rezultojë një bumerang.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *