• |
ide | kryesore

Dritan Goxhaj fiton në Gjykatën e Lartë, ish-luftëtari i UÇK nuk do ekstradohet në Hagë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dritan Goxhaj


Gjykata e Lartë vendos rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Vitin e kaluar po në korrik, më 31, Dritan Goxhaj u arrestua nga Policia e Tiranës me urdhër të Gjykatës për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, ish-luftëtari i UÇK nuk do ekstradohet në Hagë.

Teksa sot Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Apelit dhe Dritan Goxhaj nuk do përballet me akuzat e Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë.


4 Comments

  1. Krejtësisht e drejtë. Boll me këtë Hagës se po I trajton shqiptarët si me qenë nazistë!!
    Serbët kanë bërë krime shqiptarët hetohen në Hagë!!!

  2. Duhet reagim i fort i gjith shqitpareve. Si ka mundesi qe mbahen akoma ne Hage komandantet e UCK pa asnje prov, kurse ish-ministri i propagandes se Milloshevicit, bahkepergjegjes per masakrat ne ballkan, jo vetem nuk eshte akuzuar asnjeher, po eshte edhe kryeminister dhe vazhdon akoma me sulme terroriste ne veriun e Kosoves. Evropa kurv vazhdon me padrejtesit shekullore ndaj kombit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *