• |
ide | kryesore

Plasin polemikat mbi arbitrin e Angli-Holandë: Zwayer ka qenë i dënuar për ndeshje të trukuara

Sport
Zwayer


Polemikat kanë shpërthyer në lidhje me dieznjimin e bërë nga UEFA për arbitrimin e gjysmëfinales së Euro 2024, e cila do të shohë të përballet Anglia kundër Holandës. Ndeshja do të drejtohet nga gjermani Felix Zwayer, por duket se askush përveç UEFA-s, nuk është dakord me këtë zgjedhje. Në fakt, arbitri gjerman u përfshi në skandalin e basteve që shpërtheu në Gjermani në vitin 2005. Mediat angleze kujtojnë se Zëayer u skualifikua për gjashtë muaj, pasi kishte marrë një ryshfet prej 300 euro nga një koleg.

Sidoqoftë, i pëlqen apo jo anglezëve, gjermani Felix Zwayer do të drejtojë gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian ndërmjet Holandës dhe kombëtares së Tre Luanëve. Arbitri tashmë ka menaxhuar ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, e para e dy kombëtareve në Grupin B të Euro 2024. Pastaj i është besuar edhe ndeshja e Portugalisë me Turqinë. Ndërsa në fazën me eliminim direkt, Zwayer ka arbitruar portokallinjtë në ndeshjen e fituar ndaj Rumanisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *