• |
ide | kryesore

Samiti i 75-vjetorit të NATO-s, tre temat kryesore që do të diskutohen

Lajme, Planet


Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit mblidhen sot në Uashington. Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet teksa lufta në Ukrainë vazhdon.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tri tema kryesore.

E para është forcimi i mbrojtjes. Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, prioriteti kryesor i NATO-s ka qenë forcimi i mbrojtjes për të shmangur luftën. Kjo agjendë është transformuar dy vjet më parë, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

NATO-ja ka rënë dakord për një koncept të ri strategjik në samitin e Madridit, që bazohej në përpjekjet ekzistuese për forcimin e mbrojtjes. Një vit më vonë, në Vilnius, aleatët janë pajtuar për plane të reja për të përmbushur atë vizion.

E, Samiti i Uashingtonit do të fokusohet tani në zbatimin e këtyre planeve, për të penguar sulmin e armatosur dhe për të mbrojtur aleancën. Që nga Madridi, aleatët e NATO-s kanë bërë përparim në zbatim – kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, kanë shtuar forcat e gatishmërisë së lartë, kanë modernizuar komandën dhe kontrollin, kanë transformuar ushtrimet e mbrojtjes kolektive dhe kanë integruar me sukses aleatë të rinj: Finlandën dhe Suedinë.

Megjithatë, pyetja është nëse NATO-ja është gati të luftojë dhe në atë mënyrë ta pengojë një luftë të zgjatur, si ajo në Ukrainë? Për këtë, është e rëndësishme të forcohet “shtylla evropiane” e NATO-s.

Tema e dytë e samitit do të jetë mbështetja e përpjekjeve të Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus. Ukraina do të jetë “në krye të agjendës sonë dhe ne jemi në rrugën e duhur për një samit të suksesshëm”, ka thënë Stoltenberg.

Por, gjasat që Ukraina, gjatë Samitit në Uashington, të marrë ftesë zyrtare për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, janë gati joekzistente. Paketa e NATO-s për Ukrainën do të përbëhet nga tri pjesë: gjuha, koordinimi dhe ndihma.

Gjuha në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës do të duhet të ndërtohet mbi zotimin në Vilnius se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO”. Zyrtarë të lartë amerikanë i janë referuar paketës së Uashingtonit si një “urë e fortë” drejt anëtarësimit, që është “e ndriçuar mirë, e shkurtër, e drejtë, e papenguar”.

Por, negociatat për formulimin e saktë të komunikatës së samitit ka të ngjarë të vazhdojnë deri në minutën e fundit.

Dhe, tema e tretë e samitit do të jetë forcimi i partneriteteve globale të NATO-s. Aleatët e NATO-s janë duke e kuptuar gjithnjë e më shumë se sfidat me të cilat përballen, janë të ndërthurura me rajone të tjera.

Për shembull, 40 për qind e tregtisë së Europës kalon përmes Detit të Kinës Jugore, ndërsa luftën e Rusisë në Ukrainë e ka mbështetur importimi i municioneve nga Koreja e Veriut dhe mallrat kineze me përdorim të dyfishtë.

Siç ka konfirmuar ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, partneriteti në Indo-Paqësor do të jetë një temë kryesore e Samitit të Uashingtonit.

Katër partnerët e NATO-s në Indo-Paqësor – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – janë tashmë pjesëmarrës të rregullt në samitet e aleatëve.

Në Uashington do të jenë edhe përfaqësuesit e të gjithë partnerëve të NATO-s, përfshirë Bashkimin Europian.

Kosova, po ashtu, do të përfshihet për herë të parë në një ngjarje në kuadër të samitit. Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Samiti do të jetë gjithashtu i fundit për Stoltenbergun, pasi në vjeshtë do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit aktual holandez, Mark Rutte.

Në të kaluarën, Rutte ka mbështetur fuqishëm idenë se Europa duhet t’i forcojë aftësitë e saj të mbrojtjes dhe inteligjencës, por gjithashtu ka pranuar se furnizimet e SHBA-së janë kritike për ta arritur këtë qëllim.

Përvoja e Ruttes si kryeministër i Holandës për gati 14 vjet, duke udhëhequr qeveri të ndryshme koalicioni, do ta ndihmojë atë të përballojë sfidën e mbajtjes bashkë të 32 aleatëve të NATO-s. Por, sfidë më e madhe për të dhe NATO-n do të jetë përshtatja e aleancës përballë një Kremlini gjithnjë e më agresiv./ REL


3 Comments

  1. EDHE PRANVERA AZIATIKE SI PRANVERA ARABE NESE ME PRANVEREN ARABE THUHEJ KUSH SNA BINDET ,E PUSHTOJM ,TANI NDRYSHOJ LOJA ,NESE NE UNITET MUND TE MBROHEMI thotë:

    DETAJOJM ,KUSH MUND TE SIDOJN SISTEMIN IMUNITER NDERGJALLESOR ,INSTINKTIN ,ASKUSH ,KUSH ,MUND ,TE BINDET ME FORC ASKUSH,E ARRITEM KET PIK ,RAN PUSHTETET,ME PERJASHTIM TE NJERIT ATI QELLOR ,KUSHDO QE MENDON ,SE MUND TE DAL I PARI AS PER TE FUNDIN SKA ME VEND PER TE GJITH KUNDER NJERITJETRIT GJITH ARMIQ ,KJO ESHTE FUNDI I ASAJ QE JU KA LINDUR NE ZEMER RRITUR ZHVILLUAR NGA EGOJA PUSHTETIT PER PARA SUNDIM,PADREJTESIJA ME EMRIN INTERES SIKUR KAQ SHPENZIME ANGAZHIME, FUQI SHOK MIQ ,KOH PA NEVOJ,SA JET NJERZORE KENI RREZUAR DISA QE NE BARKUN E NENES, NUK JAN PA MADHKIM PASI FEJA NA MESON SE TE PADREJTIT I MADHKON CDO GJALLES, POR EDHE NE KETE GJENDJE PAVARSISHT GJITHCKAJE ZOTI MADHERISHEM NUK KA LENE ASKEN MBI TOK PA MUNDESI SHPETIMI ,POR ME NJE KUSHT PENDOHUNI DHE DOROJUNI VETEM ATIJE ,TANI PRAKTIKISHT DERI KETU ME FAKTE U VERTETU QE PADREJTESIJA KA ME TE MADH DEMIN SE DOBIN PADREJTESIJA NJE VETKURTH I PAKAPERCYSHEM ,PERSE BEHET KOMENTI ENDE JEMI NE KUFIJT LOGJIK TE MUNDESIVE PER MESHIR DHE SHPETIM ,NGA ZOTI BOTNAVE PER GJITH ATO QE DESHIROJN ,,RESPEKT PER TE GJITH DUAJENI VETEN MOS E SHKATRRONI SHPIRTERAT TUAJ PA NEVOJ KINI FRIK ZOTIN TUAJ LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA ,KINI MENDIM TE MIR PER TE SE FEJA THOT SI TA KENI MENDIMIN PER TE DO TA GJENI

  2. KUSH MENDON SE E MBRON RRUGA FUQIJA SHKATRRIMI ,LE TA DIJN SE ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SHKATRRIMI VERTET PER TE thotë:

    DUKE PAR NGA CDO KENDVESHTRIM SI ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN ANGAZHIMI SEJCILI PER VETEN E VET OSE KUNDER,NA DEL ANGAZHIMINE PADREJTESI ,UDHTIM I SHPEJT VETSHKATRRUES VETZHGENJYES VETNDESHKUES, SHUM PYETJE DASHAMIRESE NGRIHEN ,PERSE,QELLIMI PASI NJERIU KA KREATIVITET SEJCILI DON TE JET I QART PADREJTESIJA SKA QARTESI TE GJITH DUAN TE JEN TE SIGURT NUK KA SIGURI ,TE GJITH DUN PAQE SKA PAQE, TE GJITH DUAN ZGJILLJE PADREJTESIJA NUK JEP ZGJILLJE TE GJITH DUAN SHPRES SKA SHPRES TE GJITH DUAN SHPETIM PADREJTESIJA NUK JEP SHPETIM , PERDERI SA PRITSHMERIT QE JEP PADREJTESIJA JAN AJO QE SDUAM NUK DESHIRON ASKUSH ATEHER O NJERZ PERSE VEPRONI VDEKJE NDERKOH KERKONI JET SE ME FJAL DHE VEPRA ESHTE KRIJUAR TE ARRIHET AJO QE VEPROHET I BEN SHERBIMIN ,SI MENDONI QE MERRNI GRUR NDERKOH MBILLNI DHE I SHERBENI HITHRAVE ,JO KJO SESHT KRIJU TE FUNKSIONOJ N ME FJAL AS FAKTE ME ZOTIN E BOTNAVE NUK KA DY STANDARTE ,NJE ME PERPIKMERI PERMES VLERAVE ME HAK KURSE ME NJERZIT I ZHVILLUN POR FUQIN E PATI DERI NE KUFIJT E MASES A NUK SHIKONI BEHET KY KOMENT SI ALARM VLERSIMI PER TE VLERSU MUNDESIT QE TE ZBRES SADO PAK SHPRES NJE MEZIN NJERZOR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *