• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset 22-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit
Kërkohej në Shqipëri për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 45-vjeçari (Emri)


Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit në Peristeri të Athinës. Shqiptari kishte dalë nga burgu ditën e djeshme pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision. Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip ‘Audi’ kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip ‘Smart’. Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë 22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart. Shoferi i Smart-it e braktisi 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.

I riu është dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si edhe personat që ndodheshin në të dy mjetet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *