• |
ide | kryesore

Trenat lënë Koeman pa konferencë, Southgate sfidon Holandën: “Gati të bëjmë historinë

Sport
Koeman


Holanda, ndërkohë, ka anuluar konferencën për shtyp të vigjiljes pas një vonese në planet e udhëtimit të ekipit përpara gjysmëfinales së nesërme kundër Anglisë. Shkak, sipas asaj që ka bërë të ditur Federata e Futbollit Oranje përmes një deklarate, ka qenë bllokimi i binarëve dhe shërbimi i trenit nga Ëolfsburgu për Dortmund është anuluar. Kështu, Kombëtarja holandeze do të mbërrijë në qytet me aeroplan vetëm në orën 21:20 dhe për këtë arsye, konferenca për shtyp në Iduna Park e trajnerit Ronald Koeman dhe mbrojtësit Nathan Ake, e planifikuar për në orën 19:45 nuk mund të zhvillohej.

Tekniku i Anglisë Gareth Southgate mund të jetë në qendër të kritikave, pas performancave jo nivelin më të lartë në Euro 2024, por ai është i bindur se lojtarët e tij tani janë gati për bëjnë “historinë,” ndërsa përgatiten për gjysmëfinalen kundër Holandës. “Një nga pikat tona të forta ndër vite është se kemi më pak frikë dhe më pak pasiguri. Por në fillim të turneut pritshmëritë u rritën dhe zhurma ska qenë kurrë më e madhe. E ndjej se mezi presim të jemi në vendin e duhur. Jemi në atë moment në Europian ku gjithcka është e mundur, të arrijmë objektivin, por edhe mund të shkojë keq. Tani është shansi të bëjmë historinë”.

Lexo më tejEuro 2024, tre nga katër gjysëmfinalistët me shtesa e penallti: Holanda e vetmja e kualifikuar në 90′

Southgate – që fitoi një e barazoi dy ndeshje në grup, përpara se të mundte Sllovakinë në shtesë dhe Zvicrën me penallti – thotë se lojtarët e tij mezi presin të jenë në fushë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *