Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Hoxharëz.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen flakëve. Ende nuk dihen arsyet e djegies së automjetit.