• |
ide | kryesore

“Ka trukuar ndeshjet”: Bellingham gjen përballë arbitrin Zwayer, Anglia e frikësuar

Sport
Zwayer


Polemika dhe alarm në Angli pas emërimit të arbitrit Felix Zwayer, i dënuar vite më parë për baste në futboll, dhe i zgjedhur për të arbitruar nesër në mbrëmje gjysmëfinalen e Euro 2024 kundër Holandës. Arbitri gjerman, 43 vjeçar, u kritikua ashpër disa vite më parë nga Jude Bellingham, mesfushori i Borussia Dortmund në atë kohë. E tani në Londër kanë frikë për një hakmarrje të mundshme nga arbitri, si përkufizohet nga gazeta të ndryshme një “trukues ndeshjesh”.

“Alarm Bells”, është titulli kryesor i Daily Star, duke kujtuar fjalët e shqiptuara në vitin 2021 nga Bellingham, të cilat i kishin kushtuar një gjobë prej 40 mijë eurosh nga komisioni disiplinor gjerman. Shpërthimi i mesfushorit anglez pasoi humbjen 3-2 të Borussia Dortmund kundër Bayern Munich në Bundesligë. Bellingham, 18-vjeçar në atë kohë, ishte ankuar për një penallti që nuk i ishte dhënë ekipit të tij dhe një të fishkëllyer në favor të Bayern.

Lexo më tejPlasin polemikat mbi arbitrin e Angli-Holandë: Zwayer ka qenë i dënuar për ndeshje të trukuara

“I jepni një arbitri, i cili ka fiksuar ndeshjet, drejtimin e ndeshjes më të rëndësishme në Gjermani. Çfarë prisni?”, ishte zemërimi i Bellingham, në lidhje me skualifikimin gjashtëmujor të vendosur ndaj Zwayer në 2005, për pranimin e një ryshfeti prej 300 eurosh nga zyrtari Robert Hoyzer, në një skandal të përmasave të mëdha. Edhe pse nuk e ka komentuar emërimin, UEFA megjithatë përmes kanaleve jozyrtare ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të zëvendësojë arbitrin e ndeshjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *