• |
ide | kryesore

Një vatër e re zjarri në Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat. Mësohet se zjarri ishte përhapur shpejt dhe po shkonte në drejtim të depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti”.

Në një situatë të tillë shumë të rrezikshme për banorët janë njoftuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat janë mobilizuar me 4 mjete. Grupet e shërbimit janë nisur me 4 mjete zjarrfikëse dhe kanë ndërhyrë për fikjen e falakëve të cilat po favorizoheshin nga era dhe temperaturat e larta.

Pas ndërhyrjes zjarrfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tij duke shmangur rrezikun. Sipas zjarrfikësve dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi,por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë,e djegur nga zjarri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *