• |
ide | kryesore

Pjerin Ndreu në SPAK: Isha si person nën hetim për shpërdorim detyre

Lajme, Të fundit


Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Ndreu ka thënë për mediat se ndaj tij është bërë një kallëzim politik nga Partia Demokratike. Ndreu theksoi se kallëzimi është bërë për një trotuar që ka ndërtuar për qytetarët dhe se në këtë cështje ka 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.

“Arsyeja është thirrje për një cështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik. Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve. Jemi në proces, dhash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës. Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje. Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë,” tha Ndreu.


10 Comments

  1. Pse ne menyre kaq te turpshme esht degraduar niveli i akuzave per pushtetaret…esht shum me e moalshme te mos i therrasin fare sesa per trotuare, puseta, kotece, mure etj…

  2. O njereeeeez keta kane vjedh miliona euro..ju i therrisni per trotuare..po pse tall kaq keq bolet pd me akuzat e ngritura dhe njerezit e drejtesise nga ana tjeter

  3. Mjafton te shkoni ne Ranen e Hedhun dhe te kuptoni masakren e betonimit te bregdetit nga ky me shoke.
    Se Shengjini brenda esht tjeter Kabul

  4. një kallëzim politik nga Partia Demokratike është bërë për një trotuar që ka ndërtuar për qytetarët

    Kaja nonen shqipeeee. Haa te dalim ne proteste edhe per kete gomarllik????????

    1. Kanë vjedh dhe kanë abuzu kaq shumë saqe nuk ka burg qe i ze
      Por ky si i paturp qe eshtë thotë per nje trotuarë.
      Nuk të therret soak per nje trotuarë o pjerdhin por ke vjedh o pjerdhin
      Ke vjedh e ke abuzu shumë po shumë
      Je per burg o pjerdhin

    2. Kjo eshte vetem nje nga akuzat e PD. Eshte edhe dosja e Dibres, e lejeve te ndertimit, e disa tenderave nga buxheti i Bashkise. Jane te pakten 7 kallezime per te. Po SKAPI zgjedh trotuaret. Si me Beqajn qe e akuzon per fonde drekash e darkash e jo per checkup e sterilizimin. Dhe ti bej opoziten e opozites

    3. Kurre Mos dilni ne proteste per Pd,ps apo cdo parti tjeter nese gjerat shkojne vaj per ju. Ama nese nuk je i kenaqur me pensionin,rrogen qe merr,me sherbimet,me taxat,me cmimet,me policiin arogant qe ty te gjobon per parkim te gabuar e te fortet e te “ medhenjte” falen edhe kur bejne acidente ( edhe me vrasje,rasti i Fatos Nanos e tjerevet), me rruget qe vidhen 50% te fondeve per to,e ne rastin e 5D ( drejtorevet te Lalit) 100% e sa e sa arsye te tjera duhet jo vetem te dalesh ne proteste e ti vesh zjarin atyre institucioneve qe te grabitin lekun e gjakun tuaj pavarsisht se kush e therret protesten,edhe sikur te ishte Hitleri.

  5. me rrota kari ju qe keni komentu, po ju ketij i besoni o kara? cfare thote ky besoni? po ky normal qe do thote se e kane ftu per nje akullore, dhe se ky eshte qelibar si te gjithe hajdutet e tjere deri tani

  6. Për një trotuar që tenderin ja caktoi drejtazi mikut të Arben Ndokës e që është shpërdorim detyre e që më pas do të hapen dhe petat e lakrorit për të tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *