• |
ide | kryesore

Presidenti i Federatës franceze të futbollit merr vendimin: “Deschamps do të mbetet në vendin e tij”

F1, Sport
Deschamps


Nuk është ende zyrtare, por pothuajse. Një ditë pas eliminimit të Francës në Euro 2024 nga Spanja, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit bën një bilanc të ecurisë së kombëtares franceze dhe konfirmon Didier Deschamps si trajner. Ai e bën këtë në një intervistë dhënë për L’Équipe, duke mohuar zërat për një shkarkim dhe rrjedhimisht një ardhje të mundshme të Zinedine Zidane në krye të Les Bleus.

Për Philippe Diallo, ish-trajneri i Juventus mbetet njeriu i duhur për tu rinisur, pavarësisht kritikave të shumta. “Nuk shoh asnjë arsye për të vënë në dyshim kontratën e tij – deklaroi ai –. Rezultatet e kaluara të Deschamps flasin për të dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij. Do të diskutojmë së bashku në ditët në vijim për të analizuar më thellë se çfarë na ka munguar në këtë gjysmëfinale dhe çfarë do të na kishte lejuar të shkonim më lart. Didier Deschamps e drejtoi këtë ekip në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë këtij kampionati europian. Gjatë këtij muaji kam parë shumë profesionalizëm dhe kërkim të përsosmërisë. Ne duhet ta mbajmë ekipin francez në këtë drejtim”, theksoi Diallo.

OBJEKTIVI I ARRITUR

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit nuk e konsideron negativ kampionatin europian të kombëtares së tij dhe mbron lojtarët dhe trajnerin pavarësisht pakënaqësisë dhe reagimeve negative të tifozëve të shumtë francezë, të cilët prisnin paraqitje ndryshe: “Rezultatet janë përgjithësisht pozitive, për sa kohë është arritur objektivi i vendosur për gjysmëfinalen. Nuk duhet të banalizojmë kurrë një arritje të tillë. Arritja në 4-shen finale është demonstrimi i një paraqitjeje të nivelit të lartë – shpjegoi ai – që tregon se si skuadra franceze mbetet konkurruese dhe është në mesin e elitës së kombeve të mëdha të futbollit”.

Lexo më tej: Video/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian, Yamal shpërthen ndaj Rabiot: “Tani, flisni!”

Philippe Diallo më pas shtoi: “Këtë mëngjes shija e hidhur mbetet sepse të gjithë e kemi ëndërruar finalen e 14 korrikut, e cila do të ishte një shpërblim fantastik për lojtarët, stafin dhe të gjithë francezët që e ndjekin këtë ekip”.

SULMI I L’EQUIPE

Një analizë e veçantë, duke qenë se tifozët, shtypi francez dhe të tjerë kanë kritikuar ashpër lojën e kombëtares franceze, nga e cila pritej shumë më tepër. Ndër emrat kryesorë në bankën e të akuzuarve është Kylian Mbappé. Sulmuesi i Realit shënoi vetëm një gol penallti në të gjithë Kampionatin Evropian, me paraqitje shumë nën nivelin e tij. Sot L’Equipe kishte titullin “Pa maskë”, në lidhje me maskën e mbajtur nga kapiteni i Francës pas thyerjes së hundës, një maskë e cila mbuloi në mënyrë simbolike jo vetëm fytyrën e sulmuesit, por edhe të gjithë ekipin kombëtar, duke zbuluar në fund të gjithë “skeletet në dollap”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *