• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme, Morata dëmtohet nga një stjuard: spanjolli po festonte kalimin në finale

Sport, Video


Episod thuajse në nivelet e të pabesueshmes e që rrezikon të lërë sulmuesin e Spanjës Alvaro Morata pa finalen e Euro 2024. Në përfundim të ndeshjes Spanjë-Francë, fituar 2-1 me përmbysje nga iberikët, kapiteni i Furive të kuqe është dëmtuar në mënyrë ta habitshme.

Ndërsa lojtarët e teknikut De La Fuente ishin nën sektorin e tifozëve të tyre për të festuar kualifikimin në finalen e së dielës, një tifoz pushtoi fushën. Ai vrapoi drejt lojtarëve spanjollë dhe u ndoq menjëherë nga personeli i sigurisë. Njëri prej këtyre të fundit, megjithatë, rrëshqiti në fushë dhe u përplas me kapitenin e Spanjës Alvaro Morata, duke e dëmtuar. Sulmuesi i Atletico Madrid u ngrit por dukshëm me dhimbje të mëdha dhe u kthye duke çaluar të shkonte drejt shokëve të tij.

Lexo më tej: Video/ Spanja në finale, përmbyset Franca favorite: Yamal e Olmo zhvleftësojnë Kolo Muani në katër minuta

Për kapitenin e Spanjës, i cili mund të kthehet në Itali për të veshur fanellën e Milan pas përfundimit të Kampionatit Evropian, një ngjarje e papritur. E tani, në fakt, të gjithë spanjollët shpresojnë se nuk do ta bëjë atë të humbasë aktin e fundit të kompeticionit për dëmtimin më absurd të mundshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *