• |
ide | kryesore

Video / Euro 2024, Holandë-Angli 1-2: Southgate arrin në finale Spanjën

2018, F1, Sport
Euro 2024


Finalja e Euro 2024 do të jetë Spanjë-Angli.  Skuadra e Southgate eleminoi Holandën në një gjysmëfinale të vështirë, duke fituar 2-1 në momentet e fundit. Portokallinjtë e thyen ngërçin pas vetëm 7′ falë një supergoli të Simons, por pësuan pothuajse barazimin e menjëhershëm nga Kane me penallti (18′).

Pjesa e dytë dhuroi një lojë të përgjumur. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë. Goli i fitores për Anglinë u realizua minutën e parë të shtesës së akorduar nga gjyqtari Zwayer, me Watkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Kështu Anglia fluturon drejt Berlinit, ku për të dytin edicion radhazi do të tentojë të fitojë trofeun. Finalja e madhe do të luhet më 14 korrik në Berlin.

Video/ Spanja në finale, përmbyset Franca favorite: Yamal e Olmo zhvleftësojnë Kolo Muani në katër minuta


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *