• |
ide | kryesore

Video/ Golashënuesi më i ri ndonjëherë në Europian, Yamal shpërthen ndaj Rabiot: “Tani, flisni!”

Sport, Video
Yamal


“Fëmijë”, “pa eksperiencë”, “naiv”. Lamine Yamal i ka dëgjuar me qetësi të gjitha epitetet që i kanë vënë kundërshtarët e tij duke pritur momentin. Edhe pse u bë lojtari më i ri që zbriti në fushë në një Europian, ende pa mbushur 17 vjeç, ylli i ri i Barcelonës priti super golin e shënuar kundër Francës në gjysëmfinalen e parë të Euro 2024, për të shpërthyer dufin e tij.

Me shumë mundësi, fjalët e thëna në përfundim të ndeshjes nga Lamine Yamal, kanë qenë një përgjigje për francezin Adrien Rabiot. Pikërisht, në prag të ndeshjes Spanjë-Francë, mesfushori francez u shpreh kështu për talentin e ri të Spanjës: “Nëse Lamine dëshiron të luajë në finale, do të duhet të bëjë më shumë gjëra nga sa ka bërë deri më tani”. Në fund të ndeshjes 16-vjeçari u përjetësua në imazhe duke thirrur: “Fol tani, flisni tani, flisni”.

Lexo më tej: I quajti fëmijë, Yamal replikon me Lehmann: “Të shohim nëse do jemi të vegjël e të pafajshëm”

Sulmuesi i Spanjës në minutën e 21′ të gjysëmfinales së parë të Euro 2024, me rezultatin 0-1 në favor të Francës, lëshoi një të majtë të harkuar që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave të portës së mbrojtur nga Maignan. Ky ishte goli i parë për Yamal, që ditën e finales do të ketë mbushur 17 vjeç dhe e bën atë shënuesin më të ri ndonjëherë në finalet e një kampionati Europian apo Botëror. Spanja pastaj shënoi edhe golin e 2-1 me Dani Olmo në minutën e 25′ që përmbysi rezultatin dhe i dha finalen teknikut De La Fuente.


1 Comment

  1. IK MO RROTE KARI SE E DIME QE NDESHJET TRUKOHEN

    MBAPE I GJUANTE VETE JASHTE PORTE GJUAJTJET SI TE ISHTE ME AMATORET E PARTIZANIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *