• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Himarë/ Kush është kandidati i opozitës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Himarë


Opozita vendosi të surprizojë me garën për Himarën duke vendosur si kandidat jo një minoritar, por një emigrant nga Amerika i njohur në vendlindjen e tij Drimadhë për bizneset e tij.

Vangjel Dule ka në plan të  “rrëmbejë”  votat e himariotëve me sipërmarrësin  shqiptaro amerikane Petro Gjikuria në zgjedhjet që do zhvillohen me vapën përvëluese të gushtit.

Partia Demokratike vendosi t’ia lërë edhe këtë herë aleatit të tij PBDNJ ekskluzivitetin e kandidatit për  Himarën, duke mbështetur emrin e propozuar prej tij.

Negociatat nuk kanë qenë të vështira. Vangjel Dule ka shkuar me disa propozime një ditë më parë në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka,  i cili në emër të Partisë Demokratike ka dhënë bekimin për emrin e Gjikurisë i cili në garën e 4 gushtit do të ketë  përballë rivalin e Partisë Socialiste Vangjel Tavo.

Edhe pse djali i Fredi Belerit kishte shprehur dëshirën për të vijuar udhën e ndërprerë të babait, ajo e tij mbeti vetëm një dëshirë pasi në fund u vendos që në zgjedhjet për Himarë të garojë një  tjetër Petro, ai me mbiemër Gjikuria, anëtar i Federatës Panepiriote.

Arrestimi i Fredi Belerit i hapi rrugë zgjedhjeve në Himarë, e cila pritet të jetë sërish vatër e nxehtë e konfliktit politik jo vetëm për kohën kur himariotët do i drejtohen kutive të votimit në pikun e sezonit turistik por edhe për shkak të kontestimit të opozitës për mënyrën e procedurave që u ndjek shpalljen e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës ndaj të cilit u bë dhe një padi. /tch


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *