• |
ide | kryesore

Zjarret në Dropull e Finiq, Greqia dërgon për ndihmë dy avionë “Canadair”

Lajme, Të fundit


Greqia ka dërguar ditën e sotme dy avionë, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve në Dropull dhe Finiq. Avionët janë të llojit Canadair dhe do të asistojnë për të shuar flakët që kanë rënë që prej dy ditësh në këto dy zona.

Këte e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes në rrjetet sociale, Niko Peleshi,ndërsa ka shprehur mirnjohje për gaditshmërinë nga Greqia.

“Avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe bashkohen me përpjekjet e Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, personelit të emergjencës civile dhe strukturave lokale që kanë luftuar flakët atje prej 2 ditësh. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për t’i sjellë avionë qeverisë italiane dhe asaj kroate”, shkruan ai.

Bashkia e Dropullit ka qenë nën kërcënimin e zjarreve gjatë dy ditëve të fundit. Banesat e fshatit Grapsh u rrezikuan nga flakët që nga pyjet zbritën në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Por, pas ndërhyrjes së forcave në terren dhe nga ajri pati një përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh dhe në fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave. Aktualisht, janë fikur të gjitha vatrat e zjarrit që përbënin rrezik për zonat e banuara dhe janë vetëm 2 vatra zjarri në malin e Sopotit.


2 Comments

  1. Faleminderit. Vetem mos na thoni pastaj,zjarret ua shuajme ne,pensionet ua paguajme ne, shkollat uapaguajme ne. Epo tani duam pjese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *