• |
ide | kryesore

“Aleanca u fut në luftën e Ukrainës”, Rusia reagon furishëm ndaj NATO-s

Arkiva, Planet
Putin gjatë deklaratës ku e quan kryengritjen e Wagner nje thike pas shpine


Rusia reagon me ton kërcënues ndaj NATO-s. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se aleanca perëndimore nuk dëshiron paqe, teksa paralajmëroi një kundërpërgjigje efektive ndaj kërcënimeve të sigurisë.

Duke komentuar konkluzionet e NATO-s në samitin e Uashingtonit, ai thotë se mesazhi që mori Rusia ishte se perëndimi nuk dëshiron paqe por vetëm asgjësimin e Federatës. “NATO është de fakto plotësisht e përfshirë në konfliktin ukrainas dhe qëllimi i Aleancës është të shtypë Rusinë”, nënvizoi Peskov. Zëdhënësi i Kremlinit paralajmëroi dhe lëvizje nga Rusia për t’iu kundërvënë zgjerimit të NATO-s në lindje, vendosjes së armatimeve të rënda në kufi me Federatën dhe planeve për pranimin e Ukrainës në aleancë.

“NATO konfirmoi se është një aleancë e krijuar për konfrontim. Një reagim, edhe pse jo të drejtpërdrejtë, e pati edhe presidenti rus Vladimir Putin, që në një event të aleancës BRICS akuzoi perëndimin se “po përpiqet të zëvendësojë të drejtën ndërkombëtare me traditat më të mira të kolonializmit klasik”. Ai akuzoi atë që e quajti “miliardi i artë”, një referencë konspiracioni për elitat e pasura që sipas rusëve kontrollojnë botën, për konfliktet aktuale dhe kërkoi ndryshime drastike në shahun politik global.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ulur tensionet ndërkombëtare dhe për të krijuar një rend botëror më të drejtë, demokratik, shumëpolar dhe shumëpalësh”, tha Putin.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Ryabkov, njoftoi se vendi i tij po përgatit një përgjigje ushtarake ndaj vendosjes së raketave hipersonike amerikane në Gjermani. “Këto veprime kanë për qëllim kryesisht të dëmtojnë sigurinë e vendit tonë”, pretendoi ai. Më të ashpra ishin fjalët e zgjedhura nga Dmitry Medvedev, duke iu referuar konkluzioneve në Uashington.


5 Comments

  1. Ai eventi brics-it qe ju nuk e permendni kishte 80+ vende pjesmarrese. Pjesa me e madhe e botes mori pjese ne ate event po ju as nuk e raportuat. ne anen e kundert te historise ngelemi perhere nga politikanet lakenj qe mbajme.

  2. KESHILLA FALAS,PER TE GJITH MOS PROJEKTONI ARMIKUN,PASI NE RRADH TE PAR ARMIK TE VETES SEJCIKA KA EGON E TIJE,LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA SE FUNKSIONON SI AUTOGOL thotë:

    SEJCILI PO MERR PER KOHEN RENDIMENTIN E ANGAZHIMIT VET,I PAQART PA SIGUR PA VLERA ,PA ZGJILLJE ,PA SHPRES ,PLOT URREJTJE HAKMARRJE KOSTO PERGJEGJSI NDESHKIM SHKARRIM NGADO, ,TJETER GJE PRESIN POR TJETERGJE KA ARDHUR ,DHE PO VJEN ,KY ESHTE TREGUESI ME I MIRE PER TE KUPTUAR SE AI QE GJITHCKA KRIJOJ ,JU SOLLI ARGUMENTE ZHVILLIMI ,QE TE BINDENI ,SE PO LUANI ROLIN E GABUAR JO NE STANDARTIN E DUHUR QE TJU VIJN CFAR MERITONI E KUNDERTA E KETI RALITETI SEJCILI DON TE SHPIKI NGANJE TEORI INTERRESI POR FATKEQSISHT INTERESI TASHME ESHTE PERBYSUR NGA DOMOSDOSHMERIT,PERDERI SA JU TE GJITH PROBLEMEVE QE KENI SJELLUR DUKE U ANGAZHUAR JASHT MASE NE CDO FUSH ,NUK MUND TE SHPIKNI ASGJE QE NORMALIZON GJITHCKA NDRYSHE VETEM DUKE JU PERSHTATUR SHPIKSIT TE MADH TE TOKES DHE QIELLIT ME FJAL DHE VEPRA

  3. MOS TA GENJEJN MENDJA ASKEN PER ASGJE,MENDJA ESHT PASQYRIM UNIVERSI NE TE,NUK ESHTE BURIMI UNIVERSITESHTE DEGA JO RRENJET ,KY ESHTE SHKAKU PAR I DESHTIMIT TON KREATIVITETI PA MUNDESI TE TE QENUNIT TE TILL MBIVLERSIMI thotë:

    SHIKONI GJITH PROFESIONISTEN SUKSESIN E KAN TEK PERVOJA RREGULLI LIGJI MASA, EDHE NESE JU KERKON TE ZHVILLOJN NJE IDE ATO E MASIN ME LIGJE RREGULLA DHE TE THON FUNKSIONON APO JO, SHIKONI POLITIKANE ,NE CDO KUPTIM MENDOJN FLASIN VEPROJ DUKE VENDOSUR INTERESIN DHE SPYESIN PER ASGJE DUKE I PERMBYS TE GJITHA ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *