• |
ide | kryesore

Angli/ Shqiptari nuk heq dorë, kapet me ‘shtëpi barì’ sapo kishte dalë nga burgu

Arkiva, Lajme, Të fundit
Britani, Angli, shqiptar


Në prangat e policisë në Angli ka rënë një shqiptar, i cili kujdesej për një fermë kanabisi me vlerë mbi 170,000 £ në një shtëpi në Nottingham.

I identifikuar si Renato Kutrici, shqiptari kishte pak koh që ishte liruar nga burgu për të njëjtën vepër penale.

Gjatë seancës gjyqësore, avokatja mbrojtëse e 39-vjeçarit, Laura Pitman, tha se klienti i saj u përfshi në ndërmarrjen e paligjshme përmes një bande shqiptare, së cilës familja e tij i detyrohej para.

Dhe ajo tha se tani ai është “thjesht i dëshpëruar për të shkuar në shtëpi” te gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Kutrici, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 10 muaj burg.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *