• |
ide | kryesore

Berisha i bën thirrje opozitës për bashkim: Rama të pranojë qeverinë teknike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Kreu i PD-së Sali Berisha bëri një thirrje për të gjitha forcat e opozitës që të bashkohen përballë qeverisë dhe për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Kushtrimi im sot, shkon për çdo parti opozitare, tradicionale apo të reja qofshin ato, për shoqërinë civile dhe mediat, për veprimtarë dhe aktivistë të të gjitha fushave. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtim i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka.

Të bashkoheni me ne për qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë! Kushtrimi im sot shkon për çdo demokrate e demokrat, për socialistët e zhgënjyer dhe qytetarët e paparti, për shqiptarët kudo që ndodhen. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtimi i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka.

Bashkohuni me ne për të lidhur besën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë! Kushtrimi im sot është kushtrimi i flamurit kuq e zi. Është kushtrimi i një kombi që po tretet dhe po grabitet në mënyrë të lemerishme.

Të bashkohemi për t’i thënë STOP me votën e lirë zbrazjes së Shqipërisë. Me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Qeveri teknike është betimi ynë! Kushtrimi im është thirrja për bashkim!” – tha Berisha.

Sipas tij, Rama e ka mbyllur ciklin e tij dhe se vetëm një i çmendur mund ta imagjinojë se ai do qeverisë 4 vite të tjera

“PD tani ka mision të vetëm shpëtimin e Shqipërisë së bashku me opozitën shqiptare. Dhe për këtë mision, bashkimi në diversitet i çdo force opozitare, do na bëjë të pandalshëm. Dhe siç na mëson historia, kur shqiptarët bëhen bashkë, mrekullitë ndodhin.

Me bashkim, Partia Demokratike e shpëtoi opozitën e vërtetë dhe flamurin e saj. Me bashkim dhe mosbindje civile do arrijmë qeverinë teknike, zgjedhjet e lira dhe rotacionin politik. Me bashkim, shqiptarët do shpëtojnë Shqipërinë dhe flamurin kombëtar.

Zonja dhe zotërinj, Edi Rama e ka mbyllur ciklin e tij. Vetëm një i çmendur mund ta imagjinojë se Edi Rama do qeverisë 4 vite të tjera.

Prandaj, sot në emër të Partisë Demokratike, në emër të frontit të gjerë opozitar, në emër të çdo shqiptari që ka mbi trup edhe shpirt plagët e Rilindjes dhe në emër të flamurit kuq e zi, unë sot i jap këtë paralajmërim Edi Ramës:

Prano qeverinë teknike, si kushti i të gjitha kushteve për zgjedhje të barabarta, dhe të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Qeveria teknike është zgjidhja më e thjeshtë për ty” – tha Berisha. ©LAPSI.al


17 Comments

    1. Rrofshe o shoku Sali
      Doli fjala jote
      U be ashtu si the ti
      E rrezuam ate mortje

      Hahahahaaaaa me Sali Berishen ne krye te PD dhe opozites Edi Rama do qendroje ne pushtet deri sa te vdese

      1. Rrofshe o shoku Sali
        Doli fjala jote
        U be ashtu si the ti
        E rrezuam ate mortje

        Hahahahaaaaa me Sali Berishen ne krye te PD dhe opozites Edi Rama do qendroje ne pushtet deri sa te vdese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *