• |
ide | kryesore

Berisha: Jemi përballë një katastrofe ekzistenciale

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve para kryeministrisë tha se sot “gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale”. Kreu i PD, drejtoi gishtin nga Edi Rama duke thënë se spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh falë tij.

Berisha tha se Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjesi ndaj skandaleve, madje nuk shfaq as pendese.

Kreu i PD e konsideroi Edi Ramen si antishqiptar qe e do Shqipërinë pa shqiptarë, duke e krahasuar ate me Çubrilloviçin.

“Çdo shqiptar duhet të pranojë të vërtetën se vjedhjet e pangopura, taksat e larta, shndërrimi i votës në krim dhe krimit në votë, kanabizimi i vendit, zëvendësimi i shtetit ligjor me narkoshtetit, lirimi i bosëve të krimit, kapja e drejtësisë, lufta ndaj opozitës së vërtetë, uria e fëmijëve shqiptarë, grabitja e ilaçeve, nuk ka qenë keqqeverisje, nuk kanë qenë rastësi, jo dhe jo.

Ato kanë qenë kushte të kalkuluara për nxirjen e jetës së shqiptarëve, me të cilat Edi Rama tejkaloi edhe parashikimet e Çubrilloviçit.

Ai arriti të nxisë emigracionin e kaq shumë shqiptarëve sa asnjë pushtues tjetër në histori nuk kishte arritur një gjë të tillë.

Ja pse Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi, nuk shfaq asnjë pengesë apo shenjë dhembshurie.

Sepse Edi Rama gjithçka për të e kishte pjesë të axhendës së vet që nisi sapo mori pushtetin në vitin 2013.

Sepse Edi Rama ky antishqiptar, e do Shqipërinë pa shqiptarë. Dhe nëse ka ndonjë shqiptar që mashtrohet sot nga Rilindja se sot Shqipëria është në ditët më të mira, u them mos dëgjoni denoncimet e Sali Berishës dhe as ato të medieve ndërkombëtare, por dëgjoni ndërgjegjen dhe memorien tuaj”, tha Berisha.

PJESE NGA FJALA E SALI BERISHES

Të mbledhur sot në Tiranë, nga të katër anët e vendit, nga të katër anët e dheut, diaspora dhe kudo që janë shqiptarët.

Një përshëndetje të përzemërt vëllazërore për të gjithë ju.

Të dashur miq, plot dhimbje e sakrifica të pamerituara kanë qenë për opzitën dhe Shqipërinë 11 vitet e fundit të Rilindjes së Edi Ramës.

Asnjë shqiptar përveç hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në shpirt dhe mendje nga dekada e Edi Ramës, dekada e zbrazjes së Shqipërisë.

Këto plagë do mbeten përjetë shenja mbi ata që i pësuan.

Për shumë familje, kjo plagë ka qenë një familjar që sot do ishte gjallë nëse korrupsioni i Rilindjes nuk do kishte përlarë ilaçet e tyre.

Kjo plagë do dëmtojë shëndetin e 47 përqind të fëmijëve shqiparë që janë të kequshqyer, më keq se ata të Ruandës.

Kjo plagë do dëmtojë 15-vjeçarët që sipas PISA-s, kanë zbritur në fund të botës për mendimin e tyre krijues.

Kjo plagë ishte një pronë e grabitur, linçim politik nga puna, një fermë apo biznes i falimentuar, ku kishin investuar mundin dhe djersën e gjithë jetës së tyre.

Është ajo plagë që kanë të rinjtë, që me gjithë sakrificat e tyre, nuk mund të sigurojnë as edhe një garsionerë për të filluar jetën e tyre.

Kjo plagë është sa deti për Shqipërinë që sheh veten të boshatisur në 8 vite nga mbi 1 milion bij dhe bija të saj.

Ky dërrmim u ka vrarë shpresën, u ka shuar çdo ëndërr për Shqipërinë dhe me të drejtë, si mund të kultivohet shpresa kur nuk siguron dot ilaçet për të shpëtuar fëmijët apo prindin e sëmurë.

Kur të duhen 109 vite për të blerë në Tiranë një apartament.

Kur nuk siguron dot 3 vakte ushqimi për fëmijën tënd.

Prandaj shpëtimi i vetëm mbetet largimi masiv nga Shqipëria.

Por siç thotë populli ynë, e keqja nuk ka fund.

Shqipërisë i kanoset një kërcënim akoma më ekzistencial, sepse 83 përqind e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin.

Pra, gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale.

Miqtë e mi, spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh, sepse Edi Rama vendosi në Shqipëri kushtet e llogaritshme për dëbimin e butë masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre.


11 Comments

  1. “Berisha: Jemi përballë një katastrofe ekzistenciale”

    Tha Sali Berisha, përballë imazhit të tij në televizor.

  2. Nuk je me ne rrezik Birish. Je nje kufome poltike tashme.

    Ne rrezik egzistencial ishe para ca vitesh kur po ta qendisnim dosjen.

  3. Ku e shef te miren ti o qelbesire patronazhiste,te ikja gjithe rinise apo tek rritja e perditeshme e cmimeve,boshatisja e fshatrave tek vjedhja me 5D apo inceneratorve

  4. O shoku burrishe jemi vertete perpara ekzistences ose jo, po nuk ka me burra ne PD qe te te thone se ky eshte rezultati i punes tende mbi 30 vjecare per ta shkerdhy kete vend. Do te te kujtoj ketu vetem dy momente, nga te cilat nje e ke permendur
    1. Meqe thua se nje njeriu i duhen 109 vite per te blere nje shtepi, beji nje pyetje atyre qe ke ne shtepi, si ka mundesi qe per me pak se 10 vite u bene me Vila dhe jo thjeshte shtepi, me biznese miliona euro kur dihet qe si njeren dhe tjetrin i ke pas çyryk…..
    2. Thuaji shqiptareve nese ke bythe çfare marreveshje bere tek krokodili….. po ti si gjithmone jo vetem nuk ke pas bythe por historikisht ke qene i pabese.
    Dumani dhe drejtesia te kane bere nder qe te kane mbyllur ne shtepi sepse je nje kerme njesoj si i gjati me te cilin ke bere marreveshje, te kisha qene une te kisha plas ne burg dhe ne gjykate te kisha çuar si Hosni mubarak me barrele dhe oksigjen o tradhetar i felliqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *