• |
ide | kryesore

Gjendet pa jetë 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Lajme, Të fundit


Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë. Sipas informacioneve, trupi i pajetë është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar drejtorinë e policisë së Kosturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kosturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia.

Nga elementët e parë të hetimit të policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa autopsia pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes së shqiptarit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *