• |
ide | kryesore

Kryetarja e PD Himarë: E mësova në media emrin e kandidatit, lufta e një viti u shpërfill

Arkiva, Lajme, Të fundit


PD e Himarës është shprehur kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e 4 gushtit. Në një postim të bërë në Facebook, kryetarja e degës së PD në Himarë thotë se kjo është e padrejtë, pasi shpërfillet lufta dhe angazhimi i degës, pa u konsideruar.

Postimi i Afrovita Dhimojani:

Të dashur Himariot dhe Himariote! Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.

Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimarrje politike.

Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.

Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.

Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!

Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.

Himara meriton vërtetësi! Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.


7 Comments

    1. Une nuk e di fare kush eshte kjo por ndjej neveri qe partia kryesore e opozites se vendit tim ka kanduduar nje person si Bejleri, gjithsesi…
      Po pse mer trap, kakerdhi te duken ty ato qe po thote kjo?
      Te duket normale ty qe te vendoset kandidati pa u konsultuar fare baza?
      Te duket normale ty qe emrin e kandidatit ta mesojne nga mediat?
      Jeni mesuar tju perdhunojne dhe tashme kjo gje te duket normale!

  1. Kush je ti more bibe qe kane harruar te marrin mendim ?
    Kandidatura eshte e PBDNJ ku hyn ti ?
    Oppzita dhe gjithe Himariotet do votojne Zoterine Gjikuria qe do jete dhe kryetari i Bashkise Himare.

  2. Sidoqoftë duhet që të diskutohej dhe me kryesinë e partive që bëjnë koalicionin.
    Se kështu i humb esenca e të qenit koalicion.

  3. Me pelqejne njerezit dinjetoz. Ka shume mundesi qe te kerkohet votat e Himares e te tjera fshatra duke zgjedhur nje kandidat i dale nga vete formacionet politike te zones. Koha kur kryetaret vendosin per kryetaret e bashkive duhet ti tregohet grushti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *