• |
ide | kryesore

OMONOIA konfirmon kandidaturën e Petro Gjikurias për zgjedhjet e 4 gushtit

Lajme, Të fundit


Pas lajmit të djeshëm se kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht të këtij viti, do të ishte Petro Gjikuria, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, OMONOIA ka dalë me një deklaratë publike ku e aprovon këtë.

Sipas OMONOIA, pas konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë, por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, iu propozua partive politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesin kandidaturën e Gjikurias.

Në deklaratë shkruhet se në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por, sipas tyre, edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm. OMONOIA, në deklaratën e saj e konsideron si rrëmbim dhe dhunim të vullnetit të sovranit heqjen e mandatit nga KQZ ndaj Fredi Belerit.

DEKLARATA:

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e z Petro Gjikuria.

Rrëmbimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës z Fredi Beleri dhe dhunimi i vullnetit të sovranit nga Kryeministri Edi Rama duke instrumentalizuar individë dhe segmente të Policisë së Shtetit, Drejtësisë, KQZ -së dhe vetë Presidentin e Republikës përbën precedentin më të rrezikshëm në historinë posttotalitare të vendit për votën e lirë, shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe të drejtat e njeriut duke rritur kështu edhe më shumë distancën që na ndan nga standartet dhe praktikat më të mira Evropiane.

Për rrjedhojë, në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.


8 Comments

  1. Dilni o trimat e saliut.
    Dilni e na thoni sa te lumtur jeni.
    Per kandidimin e nje panepiroti te shquar si ky.

  2. Himara Autonome
    Uroj nga zemra dhe ndergjegjja dhe shpirti im i lire dhe demokratik
    Gjikurine
    Nje fitore te rralle dhe te meritiar
    Ngabashkekombasit e tij te Himares dhe krahines se saj zGjikuria i larguar prej shime vitesh ne SH BA me bisnet
    Duke pare rrezikun qe i kanoset vendit te tij nga banditizmi vjedhja dhe shkaterimi total
    Vuri interesin e Atdheut te tij mbi ate personal dhe mori mundimin per te perfaqesuar dhe udhehequr popullin e tij Himarjot si krietar per badhkin e Himares
    Pra cdo i Homarjot duhet te vere interesin e Himares mbi are personal
    Duke menduar e vepruar si zGjikuria zhimara do te fitoje dhe do te rrindertohrt ashtu sic ka patur lezeyin e saj ne historin e saj
    Votimi dhe bashkimi vellazeror i himares drejt perfaqesimit te zGjikuria
    Esht rruga me e drejte me e paster dhe zhvillimit te moderuar te kohes per Himaren dhe Himarjotin
    Pmpnja me ne krie kandidatin e saj zGjikuria
    Do ti sjelle fitoren dhe zhvillimin e Himares dhe krahines sr zaj ne meniren me te moderuar te kohes
    Ku persrri
    Do ti kendohet kenga
    Kush esht
    Lule vilajeti
    Himara ne brek te detit
    Rreth e rreth anes se detit
    Si zoqte ne trambudane
    Te penes e te difekut
    Jaman trima
    Kapetsne
    Pra historia e lavdishme e zhares di filloje te thur kendoje e gezoj trafiten e saj te shkelur me kembe nga sistemet e politikes kriminale te weverove te shqipetise
    Pra i uroj popullit e Himares se saj nje bashkim mbar vellazeror nje votim te lire nje drejtim te denje nen ufhehewjen e te nderuarit dhe te rrespektuarit si krietar i denje i dhe fisnik i popullit te krahines se Himares dhe Bashkis se Himares
    ZPtro Gjokuris

    1. Himara Autonome
      Neve Himarjoteve na ka ngele sahati tek Vilajetet
      Kurse juve ju ka ngel sahati
      Tek Osman Gaxepi
      Te pershendes

  3. Edhe përse nuk jam himarjot i uroj nga zemra një fitore të madhe ashtu siç bëri beleri dhe nga burgu i mundi kusarët xhvatësit e pronave puplige dhe private jam i sigutërtë se populli i bashkisë himarë si pasardhës të platonit do dinë ta tregojnë veten e tyre se nuk mund ti blejë asnjë kusaro arrnahut, ata jan popull ilir me kulturë të lashtë demokratike jo si ktej nga Tirana ku kusarët arrnahut me prejardhje turke kan shitur çdo pronë puplige dhe tani i jan Sulur pallateve të vjetra duke i përzënë banorët nga shtëpitë e tyre dhe po ja shesin oligarkëve për ndërtim, kështu veprojn vetëm pushtuesit dhe anti ilirët (albanezët)

  4. Te dy krahet e politikes kane ngelur peng I gjiftove grek ne Himare! Krahina e Himares ka plot djem te zote shqiptare qe perbejne 90% te popullsise se ksaj krahine dhe keto funderina kandidojne ” panepiriotat” kurva te shitur te greku! !

  5. Votohet ne njesi Vendore te Republikes se Shqiperise. Nuk ka problem pse personi ne fjale eshte me kombesi greke. Ka lindur ne Shqiperi ne vendlindjen e tij po kandidon.
    Ne e kemi kryeministrin llacifac Rumun dhe nuk perben problem per askend: Madje ju po krenoheni me te .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *