• |
ide | kryesore

PD e akuzoi për lidhje trafikun e drogës në Itali, KQZ do kryejë verifikim të thelluar për Tonin Marinajn

Lajme, Të fundit
tonin-marinaj.jpg


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur verifikim të thelluar për kryebashkiakun socialist të Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj. Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, Ilirjan Celibashi theksoi se të dhënat nga hetimi i thelluar do të dërgohen në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Zef Marinaj, Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Emri i Tonin Marinajt ka dalë në një hetim të prokurorisë së Firences të 5 qershorit 2015. Në përmbajtje të këtij akti janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga Tonin Marinaj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *