• |
ide | kryesore

Petro Gjikuria kandidon në Himarë: E nesërmja në bashki nuk do të ketë përjashtime

Lajme, Të fundit


Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka reaguar sot me një postim në rrjetet sociale një ditë pas lajmit të kandidimit të tij nga radhët e PBDNJ. Gjikuria pranon se do të kandidojë për bashkinë e Himarës, ndërsa premton një të ardhme pa korrupsion e pasiguri për qytetarët. Ai deklaron se si kryebashkiak nuk do të jetë një partiak i emëruar që zbaton symbyllur urdhrat të atyre që uzurpojnë pronat e banorëve.

Postimi i plotë i Petro Gjikurisë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur. Prej vitesh, vendi ynë Himara, Lukova dhe Vranishti kanë mbetur pas ndërsa bota përparon. Një vend i bekuar, me bukuri natyrore mahnitëse, me njerëz të aftë dhe punëtorë që kanë shkëlqyer kudo në botë, sot nuk është i denjë as për mundësitë, as për paraardhësit tanë, as për qytetarët e vet, dhe aq më tepër për fëmijët tanë. Prej 12 vitesh Bashkia nuk pati forcën të planifikojë dhe materializojë ato çka nevojiten. Një kryetar bashkie partiak, zbatues i urdhrave të qeverisë, shpërdoroi shumë kohë për të bërë shumë pak.

Kur qytetarët e Himarës vendosën të ndryshonin kryetarin e bashkisë, nuk u lejuan. Ish kryetari humbës i zgjedhjeve vazhdoi të qëndrojë në drejtimin e Bashkisë dhe kryebashkiaku fitues, Fredi Beleri, e pa veten pas hekurave të burgut me akuza të fabrikuara. Gjatë gjithë kësaj kohe Himara mbeti pa kryetar bashkie.

Duke parë të gjitha këto dhe pasi mësova për shpalljen e zgjedhjeve vendore në datën 4 gusht, mora vendimin të bëj një hap përpara për vendin, të shpall kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Himarë dhe të kërkoj nga partitë politike, nga shoqatat e ndryshme dhe nga çdo bashkëqytetar të mbështesë këtë kandidaturë dhe të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës.

Kam lindur në Dhërmi dhe vij nga një familje që ka luftuar për dy gjëra të shenjta: për Vendin dhe për Demokracinë. Kam punuar fort në Greqi dhe në SHBA dhe kam mësuar shumë duke punuar në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë, por edhe në organizata të ndryshme të diasporës dhe të gjitha këto dije dhe eksperienca dëshiroj t’i vendos në funksion të vendit tim, duke punuar së bashku me bashkëqytetarët e mi për mirëqenien dhe zhvillimin e Himarës në të gjitha fushat.

Në datën 4 gusht nuk votojmë për të zgjedhur Kryeministër, votojmë për Kryetar Bashkie! Votojmë për të nesërmen e Himarës!

E nesërmja në Bashkinë Himarë nuk do të ketë përjashtime, nuk do të ketë fëmijë të nënës dhe njerkës, banorë të përhershëm dhe të përkohshëm, socialistë dhe demokratë, tanët dhe të atyre.

Nuk do të ketë korrupsion, nuk do të ketë pasiguri për pasurinë e çdo qytetari, nuk do të ketë Kryebashkiak të emëruar që zbaton verbërisht urdhrat e të gjithë atyre që duan të uzurpojnë pronat tona, ngado qofshin ata.

Jemi të gjithë banorë të Himarës dhe nuk duhet të lejojmë askënd të na përçajë, sado lart qoftë ai. Mbi të gjitha dhe para së gjithash është interesi i zonës!

E nesërmja për Bashkinë Himarë ka program, atë që vendosën qytetarët me shumicë votash në maj të vitit të kaluar.

E nesërmja ka punë, ka zgjidhje, ka investime, ka Evropë, ka Demokraci, të cilën para së gjithash e garanton kryetari i Bashkisë. Ka Kryebashkiak që do të ketë porta të hapura në Tiranë, në Bruksel, në Athinë, por edhe në Uashington, për të kërkuar më të mirën për të nesërmen e Himarës.

Me këto fjalë kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj!

Petro Gjikuria
Kandidat për Kryetar i Bashkisë Himarë


10 Comments

  1. Ky me ç’shkruan, qenka i pjerdhur.
    Kryetari bashkisë, do të sjellë demokracinë, Europën dhe Washingtonin!
    Do të luftojë për Vendin.
    Kush është vendi!
    Askund nuk e përmend Shqipërinë.
    Vendi është Gerqia.
    Ku i gjen PD këta filogrekë?
    Dhe pastaj thotë, pse të lëkundurit dhe të pavendosurit, nuk dalin në zgjedhje.

  2. Ka punuar fort ne Greqi thot.
    O Sali te qifsha pragun. Nuk le me antishqiptar pa fut ne shqiperi.
    Je nje kerrem. Punon vetem per ta shkatruar kete vend.
    Ti e the… Pas meje qameti.
    Po budallenjt qe te ndjekin ca faji kan.

  3. Himara Autonome
    ZGjikuria
    Ardhja e juaj per krietar bashkie
    Esht modestia kultura dashuria e juaj per vendin tuaj dhe tonin
    Ne Himarjotet te shumevuajtur dhe te prozvalur ne sistemin komunist dim te vleresojme dhe te kritikojme kohen dhe njerezit
    Ardhja e juaj ne kete moment dhe ne kete veshtiresi
    Tregon dashurin tuaj per Vendin tuaj edhe tonin Himara e sht vendi i Himarjoteve
    Ku ata duhet te vendosin per Himaren
    Pozita e Himares dhe pozicjoni i saj
    Per te mbrojtur vet vehten esht shkateruar nga pushtet e shkuara dhe te tanishme
    Ardhj e juaj ku ju vut interesat e krahines mbi interesin personal
    Duhet te vere ne pergjegjesi cdo te Himarjot per tu menduar per te ardhmen e familjeve te tire dheper te ardhmen e Himares
    Prezenca e juaj per tu perballur me difektet e krijuara nga shtet pushteti
    Duhet te jape ne krahinen e Himares dhe Himares rrugen e te nesermes
    Nen drejtimin tuaj dhe bindjeve tuaj me ndihmen e popullit mbare Himarjot
    Te shkeputemi nga bota e eret we na ka rrethuar dhe te ecijm perpara ne virtutet e karakteritikave te krahines se Himares
    E cila ka patur liri demokraci ekuilibra ekonomik
    Te nje vetadministrimi dhe nje weverisje MBAR HIMARJETE E CILA ISHTE VECORI KARAKTERISTIKE E KRAHINES SE HIMARE
    JU PERSHENDES DHE JU PERKRA PER NISMEN DHE VENDIMIN QE MORET PER TE DREJTUAR BASHKIN E HIMARES BASHKIN E POPULLIT MBAR HIMARJOT
    U bej thirje gjith popullit qe perfaqesohen nga bashkia Himare
    Te preferojne dhe te rrespektojne me voten e tire kandidatin per bashkin e Himares z Petro Gjikurin
    Icili ka kapacitetet e duhura per te drejtuar bashkin e Himares
    Ku bashkia e Himares te jape driten jeshile
    Per rribashkimin mbar Himarjot dhe nje te ardhme e cila do i krijoje kushtet normale jetike showerore
    Popullit te bashkis se Himares
    Mirse erdhe ne
    Ne shtepin tende ne pronen tende ne bashkine tende dhe ne popullin tend
    Te uroj nje fitore te merituar ku ti sherbeje krahines dhe Himares ne meniren me te preferuar e te rrespektuar te kohes
    Ku Himara te tregoje se kush jemi ne te vertete

  4. E shikoni nga komenti i mesiperm se cili eshte qellimi i ketyre te Omonias: hapi i pare autonomi e Himares shqiptare. Hapi i dyte aneksim ne Greqi.

    Vetem ne kohe pushtimi turk ka pasur autonomi Himara. Ne nuk jemi ne pushtim. Qeverisja shqiptare nuk mund te barazohet nga keta filogreke te terbuar si e barabarte me nje qeveri pushtuese.
    Nuk ka veteqeverisje per Himaren, vetem sepse keshtu duan nja 200-300 te shitur ne Athine. Himara eshte zemra e Labërisë shqiptare dhe gjakun deri ne gju do ta derdhim po guxuan ta prekin filogreket me lekure qingji.

    1. Ti je idiot dhe nuk ka fjalë e koment për ty e racën tënde!

      Vdekshi se vdekja juaj e pastron Shqipërinë hale!

  5. Rrini urtë o patriotë të mëdhenj!!!
    A e kuptoni që është Amerika atje. E kuptoi çar lojë të fëlliqur bëri Rama me Belerin e Greqinë dhe po i kundërvihet.
    Është më se e qartë se e ka vendosur Amerika!!

  6. Me kete muhabet, e vuri amerika, po tallni karin ketu e 30 vjet. Amerika ka per president nje dudum. Te fala somalise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *