• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë ish-efektivin për një vend parkimi, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Lajme, Të fundit
Sarandë, Bllok


Një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e thikës ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Gjatë një konflikti për një vendparkimi, A. Sh., 41 vjeç, banues në Sarandë, ka goditur me thikë shtetasin L. M., 41 vjeç, ish-efektiv policie. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *