• |
ide | kryesore

Real, efekti Mbappé: çmenden shitjet për fanellën me numër 9

Sport
Mbappé


Kylian Mbappé ende nuk është prezantuar zyrtarisht dhe nuk ka zbritur ende në fushë me fanellën e Real, por efekti i mbërritjes së tij në Madrid është ndjerë tashmë në dyqanet merengues. Brenda pak orësh nga prezantimi i tij, fanella e fenomenit francez u përpi dhe dyqani online fjalë për fjalë nuk arrinte më të përmbushte kërkesat e shumta. Një bum me përmasa të papritura që befasoi edhe ekspertët e marketingut të Real Madrid, të cilët më pas u detyruan të publikonin një njoftim në faqen e internetit duke njoftuar vonesa të mëdha në dërgesat e numrit 9 Blancos.

Lexo më tejMbappé dërrmohet nga tifozët për atë që bëri në pushim të Spanjë-Francë: “E turpshme”

“Për shkak të kërkesës së lartë, artikujt në këtë koleksion mund të vonohen në dorëzim me 4-6 javë, pavarësisht nga mënyra e transportit të zgjedhur – thuhet në mesazh -. Kjo vonesë do të ndikojë si porositë ekskluzive të koleksionit Mbappé ashtu edhe ato që kombinojnë produkte nga koleksioni Mbappé me produkte të tjera nga dyqani online.” Madridi tashmë është i çmendur pas Mbappé.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *