• |
ide | kryesore

Video/ Tirana optimiste, Partizani zhgënjyes: nis me barazime aventura shqiptare në Conference League

F1, Sport, Video
Partizani


Dy barazime 1-1, por me ndjesi të ndryshme. Partizani e Tirana fiksojnë nga një barazim në raundin e parë eliminator të kompeticionit. Të kuqtë e Orges Shehit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” kundër matezëve të Marsakslok, ndërsa Tirana doli me të njëjtin rezultat nga transferta në Gjeorgji kundër Torpedo Kutaisi.

Partizani ishte favorit absolut në letër, por në fusha ndeshje rezultoi shumë ndryshe, me të kuqtë që tani kanë vënë në dyshim kalimin e raundit të parë. Murataj zhbllokoi sfidën që në minutën e 2’ dhe u duk më e thjeshta e fitoreve. Sidoqoftë, Partizani tregoi gjithë limitet e tij, të bartura nga sezoni i kaluar. Juri riktheu ekuilibrin në minutën e 15’, duke e vënë ndeshjen në një lloj letargjie të pakuptueshme. Kryeqytetasit nuk krijuan më pothuaj asgjë dhe në kthim në Maltë do të jetë e ndërlikuar, pavarësisht se kualifikimi është i hapur pas një.

TIRANA, 1-1 DHE KATËR RASTE NË SHTESË

Tirana e ka mbyllur me një barazim 1-1 debutimin në transfertë në Conference League. Përballë Torpedo Kutaisi mund të konsiderohet një rezultat, jo vetëm sepse kthimin do ta luajë në shtëpi, por edhe për katër rastet e krijuara në shtesë, që mund ti kishin dhënë fitoren.

Lexo më tejShpërbëhet Tirana, nesër 13 futbollistë dalin lojtarë të lirë: Hoxhallari e Najdovski e mbyllën

Edhe pse me një fillim mjaft të keq të sfidës, kur shënuan në portën e tyre me autogolin e Micit, bardheblutë reaguan mirë. Skuadra e Shkëmbit, edhe pse e ndërtuar në harkun e pak ditëve ngha ndeshja në Gjeorgji, mori kontrollin e lojës përballë vendasve. Rastet radhazi para portës u konkretizuan me golin spektakolar të Haxhiut në minutat e fundit. Tirana mund të kishte marrë edhe më shumë me mundësitë e shpenzuara në kohën shtesë, gjë që do ta tentojë kthim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *