• |
ide | kryesore

Tkurrja e protestës/ Lubonja: E rëndësishme që ka ende njerëz që protestojnë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja berishës


Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi protestën e opozitës duke u shprehur se ajo tregoi se ka ende njerëz që kanë një lloj shpirti opozitar.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja tha se ai vetë nuk ka shumë besim dhe nuk është optimist se protestat mund të ndryshojnë diçka në Shqipëri. Lubonja tha se protesta nuk është më instrument demokratik, sikundër ndodh në një vend demokratik.

“Në këtë vapë, me këtë lodhje, me këtë mërzitje, edhe sikur të dalin 50 vetë duhen falënderuar. Çështja e numrave nuk është më determinante. Numri tregon pushtet, ndonëse mendimi im është se edhe sikur të protestojnë 100 vetë, ka rëndësi”, – tha Lubonja.

Sipas publicistit, fakti që protestuesit u zhvendosën edhe para Bashkisë së Tiranës është shprehje e një zemërimi tjetër që ndoshta ka lidhje me skandalet që janë denoncuar. ©LAPSI.al

LEXONI EDHE: PAMJET/ Tension në protestën e opozitës, hidhen molotovë ndaj kryeministrisë


15 Comments

  1. Hajde llogjik hajde.
    Nuk ka rendesi qe po firojn njerzit.
    Rendesi ka, qe vin ca.
    Po katandisen ne qesharak.

  2. Mos thuaj qe jan me pushime. Se na dhjeve muhabetin. Se nuk ka mundesi dhe i varfer. Dhe me pushime.
    Thuaj ishin të frikësuar nga diktatura. 😂😂😂

  3. Ne çdo element qe ka protesta ne fakt iahte madheshtore,numri i pjesmarresve,shpirti i sakrifices,11 korrik,dynjaja me pushime dhe nen regjim dhe presion patronazhist iahte vertete e shkelqyer,me e mira qe ka bere opozita edhe pse pushteti sponsorizon hijenat,opozitaret e opozites,para pafund kunder saj,mediat kriminale qe zhvatin pasuri publike vetem nga sherbimet ndaj regjimit dhe dezinformimit te opinionit publik !
    Edi Rama,koha eshte te ikesh ne te semes,ke vjedhur pafund,ke bere e çfare nuk ke bere ne kete vend,ik tani mafioz i ndyre e pasardhes i denje i eterve tuaj kriminele !!!!

  4. Jane me pushime njerezit o vlla. Leku leter. Birra plot.

    Normal qe s’do kishte shume pjesemarrje.

    Por kur te kthehen nga pushimet do dalin te protesojne per kushtet e renda ne te cilat jetojne nen regjimin diktatorial te Edvinit.

  5. Mitingjet gje e banalizuar, sot ka rendesi mendimi e besueshmeria. Une votoj po me binden me arsyetim e moral politike ne te kunderten ska miting qe me detyron te votoj.

  6. Po ai s’po e ben metingut per ty.

    Birisha e di qe ty s’te kap. Por ama 2-3 kulla 50-60 kateshe dhe 5-6 komplekse banimi i kap.

    Se ashtu eshte loja.

  7. Pergjigjet njeri per kete deshtim.
    C ishte ky.. Eskursion ne bulevard
    Ky ishte fundi i kesaj opozite.
    Po nuk dolen njerez te rinj. Rama 2033 e ka te sigurt.

  8. Sot duhet te ishe tulle zjarrduruese te rrije ne bulevard, por megjithate bulevardi aq merr.
    Njerezit ishin aty , kauzat u shpalosen aty dhe debati nga kondicioneret filloi I zharrte se cfare po ndodhte aty.
    Se shpejti do te kete levizje te forta dhe Rama do hape rrugen.
    Historite me kulla ruajini per ne dimer se netet e veres jane te shkurtra per ti treguar.
    U mbars Rama me grupin e tij per gjera te paverteta dhe hand cdo m… me te cilin servireni

  9. deri ne 2037 keshtu do bredhin neper bulevardin e Tiranes deri sa te japi shpirt maloku serb Salih Birisha

  10. Çdo gjë që u tha në protestë eshte e drejtë dhe e vërtetë, por vetëm se nuk u takon ta thonë atyre që dolën ta thonë. Ata i kemi provuar, janë hajdute e vrasës me të këqinj nga Rama.
    Politika opozitare e Saliut këto 30 vjet : denoncime për korrupsionin qeveritar, protesta a thua se po bie shteti dhe njëkohësisht lojëra nën rrogoz me pozitën. me synimin të vijë në pushtet.
    Kështu me 1992 me Ramiz Aline, kështu me 2003 me Fatos Nano, kështu edhe tani me Edi Ramen.
    Po nuk do arrijë asgjë kësaj radhe

    1. Sulmuesi kë do provosh mo?? Ata bythë pambukët e partizave që dalin e ulërasin e që nuk i ndjek njeri!!!
      PD është parti e konsoliduar tashmë. Dihen kush janë pavarësisht se ty nuk të pëlqen. Këtu është problemi se kush qeveris për shqiptarët e kush për vete e për serbët.
      Këtu ndahen gjërat. Dhe nuk mund të vesh në një plan me ata që janë shkatërruesit e Shqipërisë që nga 44 e ti quash vrasës më të keqin se Rama ,e më keq akoma që punojnë nën rrogoz me të!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *