• |
ide | kryesore

Turistët dorështrënguar nuk i “zëvendësojnë” dot shqiptarët e ikur

Lajme, Të fundit


Ndonëse në vend has turistë pothuajse gjithandej dhe numri i tyre është shtuar me mbi 40% në krahasim me vitin e kaluar, konsumi vijon të mbetet i dobët. INSTAT raportoi në treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) se konsumi final i popullatës u rrit me 3.59% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vendit, nga 3.75% që ishte rritja në tremujorin e fundit dhe më e ulët se në tremujorin e dytë 2023, kur zgjerimi arriti në 4.7%.

Ritmet e rritjes së konsumit janë më të ngadalta se në periudhën e para pandemisë. Ndonëse në vend, në tre muajt e parë të vitit, sipas INSTAT kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitI më parë, konsumi nuk ka shënuar ndonjë gjallërim të dukshëm.

E njëjta tendencë u konstatua dhe vitin e kaluar. Konsumi u rrit me 3.8% në 2023, niveli më i ulët që nga pandemia. Ecuria e dobët e konsumit lidhet me dy faktorë:

-Së pari ikja e popullsisë vendase. INSTAT gjeri në Censin e fundit se popullsia vendase është 2.4 milionë banorë, nga rreth 2.78 që ishte vlerësimi i mëparshëm. Në krahasim me Censin e 10 viteve më parë, janë rreth 400 mijë persona më pak në vend, kryesisht për shkak të emigrimit. Pjesa më e madhe e të ikurve janë të rinj, largimi i të cilëve ka ndikuar konsumin e produkteve si brumërat, sheqernat, produktet e përpunuara të mishit, frekuentimin e bareve etj.

-Së dyti, Shqipëria është marketuar si vend i lirë dhe turistët që vijnë priren të shpenzojnë pak. Sipas operatorëve të tregut, frekuentimet kanë qenë më tepër nga turistë me të ardhura mesatare e të ulëta, ku deri 70% e tyre janë turistë të aventurës, “me çanta shpine”, që priren të shpenzojnë pak.

Për më tepër që turistët qëndrojnë pak dhe nuk arrijnë të zëvendësojnë konsumin e qëndrueshëm të banorëve të përhershëm.

Turistë “të varfër”, mesatarja e shpenzimit rreth 410 euro/person për udhëtim

Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan rreth 10,2 milionë shtetas të huaj sipas të dhënave të INSTAT, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4,2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022.

Mesatarisht shpenzimet e turistëve llogariten rreth 412 euro për person. Mbështetur te kjo e dhënë, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, turisti i huaj që frekuenton vendin nuk mund të cilësohet as shpenzues i një buxheti mesatar.

Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj Jahja thotë që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike.

“Mbështetur tek e dhëna e shpenzimeve për person që llogariten rreth 420 euro, rezulton se në Shqipëri ka ardhur turisti i kategorisë C, pra turist “cheap” që harxhon më pak sesa harxhon një shqiptar kur frekuenton në muajt e verës resortin më të lirë në Turqi”, pohon Enri Jahja nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve./ Monitor


12 Comments

  1. “Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj Jahja thotë që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike.”
    O kar me syze, turistet zgjedhin ushqimet e zgares si Korca apo Tymi se ato jan tradicionalet ne vend. Nje i huaj vjen per ushqimet tradicionale, ste vjen nje italian qe te haje spaghetti me fruta deti. E njejta gje me pijet, boll na rrujtet karin tu then smbajme birra Shqiptare per me fitu 100 lek me shume nga birra Gjermane. Nje i huaj birren Gjermane e gjen kudo, ketu do te provoje Shqiptare. Arsye me shume pse zgjedhin Tymin e Korcen idiot

    1. Nuk dua te te ofendoj por kam pershtypjen qe kari ktu je ti, madje dhe pa syze.
      Shumica e turisteve te huaj vijne ne Shqiperi sepse kushton pak. Nje pjese e mire jane dhe keto turistat me backpack, te cilet flene ne Hostel apo edhe ne cadra dhe konsumojne shume pak ne Shqiperi pasi marin me vete gjithcka nga vendi i tyre, djath, vajin, konserva, madje dhe buken e marin me vete.
      Ato nuk hane ne restotante sepse nuk kane €€€. Nje dreke ne restorant lagje kushton minimumi 15€ \personi, ndersa te Tymi mbaron pune me 5€.
      Guzhina Shqipetare nuk mund te bastardohet ne nivelin e “Tymit” apo “Korces”, ato nuk mund te quhen as restorante por fast-fude. Ne kemi gatime tradicionale qe jane shume me mira, por kushtojne. Shumica e Europianeve, perjashto Mesdheun, nuk ia kane idene fare nga guzhina, hane pislliqe.
      Shumica derrmuese e birrave Shqipetare jane skandaloze, nuk futen ne goje, kurrsesi nuk mund te krahasohen me nje birre Gjermane, Italiane, Hollandeze apo Ceke.
      Europianet preferojne te shkojne me pushime 2-3 here ne vit dhe si rrjedhoje normal qe do tregohen doreshtrenguar.
      Vitet e fundit une jetoj jashte, dhe shumica e njerezve qe bisedoj shfaqin interes te vijne ne Shqiperi vetem kur marin vesh qe eshte relativisht e lire.

    2. Se harrova, treguesi kryesor per nje turizem te qendrushem eshte sa % e turisteve kthehen vitin tjeter perseri. Kam pershtypjen qe eshte nje shifer nje shifrore.

  2. Turizmi i shqiperise eshte nje flluske sapuni. Turistet vijne ne shqiperi nga reklama, po nuk kthehen me nje here te dyte, perveç ndonje barboni qe me 100€ ne xhep do te shetise boten. Nuk ndertohet turizem i qendrueshem me prona te grabitura! Per me teper ne nje vend me aq pak linje detare.

  3. Pse silleni si te habitur, prej vitesh pershtypja qe japin visitoret e huaj nga qendrimi ne Shqiperi eshte per cmimet e lira te ushqimit krahasuar me vendet e tyre.
    Per aspektet e tjera japin komente politikisht korrekte…

    1. Shtetas të huaj konsiderojnë dhe shqiptarët që janë bërë nënshtetas të vendeve ku jetojnë!!! Dhe këta nuk se janë aq të kamur sa të shpenzojnë para pa hesap.
      Dhe ata të huaj ,vinë me një çantë në krah ,pantallona të shkurtra dhe shapka e që lëvizin me furgona. Pra turistë të lirë që kënaqen me një byrek!!
      Pak sa u ngritën çmimet ra menjëherë fluksi!!!

      1. Eshte shume e vertete, barbona jane. Vij shpesh ne Shqiperi dhe gjithmone vij nga aeroporti me Taxi sepse kushton pak, vetem 15€. Nje bilete autobuzi ne Gjermani kushton 7€. Furgonat i ke plote me “turiste” te huaj, te cilet edhe pse e dine qe taksia kushton vetem 15€, zghjedhin furgonin sepse eshte me i lire.
        Shumica e emigranteve Shqipetare me letra te rregullta nuk levizin me furgona por me makina apo Taxi.

  4. Me perpara thoshin eshte propogand. Nuk ka turista. Tani qe i shikon ne cdo rruge e ne cdo cep. Tani duhet te shpikin dicka tjeter.
    Plasen nga inati. Duhen ber disa artikuj kundra turisteve. Se po vin me shumic. Dhe kjo nuk i leverdis llapistit te ballkonit.
    Si gjithmon llapisti duhet te shpik dicka edhe aty ku nuk ka gje per te shpikur.
    Revulucioni vazhdon. Hahahah

    1. Per rrevolicion jane njisha moterqirajt.
      Ta gezosh partine e bushtrave evgjiterve dhe bythqirave. Vetem perpara mjaft me nga mbrapa¡¡¡

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *