• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë, makina përplaset me murin rrethues të një banese, lëndohet një person

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Korçë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Pocestë, duke u përplasur me një mur rrethues. Pasagjeri i mjetit u dërgua në spital, me dëmtime të lehta, ndërsa policia po vijon veprimet lidhur me këtë aksident.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *