• |
ide | kryesore

Alarm në Berlin/ Komplot rus për të vrarë kreun e kompanisë gjermane të armëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
armëve


Figura të rëndësishme të politikës gjermane kanë reaguar me zemërim ndaj lajmit se Rusia kishte komplotuar për të vrarë Armin Papperger, kreun e kompanisë më të madhe gjermane të armëve “Rheinmetall”. Një burim i CNN tha se zyrtarët amerikanë kishin njoftuar për rrezikun homologët e tyre në Berlin në fillim të këtij viti dhe siguria rreth tij ishte rritur. Ministria e Brendshme e Gjermanisë refuzoi të komentojë, por Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock u duk se konfirmoi detajet.

“Duke pasur parasysh raportet e fundit mbi Rheinmetall, kjo është ajo që ne në fakt kemi komunikuar gjithnjë e më qartë gjatë muajve të fundit,” u tha ajo gazetarëve në samitin e NATO-s në Uashington. “Rusia po zhvillon një luftë hibride agresioni.”

Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë akuzat. “E gjitha është paraqitur në stilin e një historie tjetër të rreme, ndaj raporte të tilla nuk mund të merren seriozisht”.

Vetë kompania “Rheinmetall” shmangu komentet mbi çështjet e “sigurisë së korporatave”, por Papperger tani po përshkruhet si figura më e mbrojtur në ekonominë gjermane. Ai i tha Financial Times se autoritetet gjermane kishin vendosur një “një masë të madhe sigurie rreth personit të tij”.

Kompania është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të municioneve dhe është bërë çelësi për furnizimin e Ukrainës me armë, automjete të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake. Rheinmetall hapi së fundmi një fabrikë riparimi tankesh në Ukrainën perëndimore. Muajin e kaluar, ajo nënshkroi një marrëveshje me Ukrainën për të zgjeruar bashkëpunimin vitet e ardhshme, duke përfshirë një sipërmarrje të përbashkët për të prodhuar predha artilerie.

Russia Planned to Assassinate a German Arms Firm's CEO: Report - Business  Insider

Papperger tha në atë kohë se kompania e tij donte të dorëzonte automjetet e para luftarake të këmbësorisë Lynx këtë vit dhe të fillonte prodhimin e tyre në Ukrainë së shpejti. Edhe pse kancelari Olaf Scholz shmangu komentimin e drejtpërdrejtë të komplotit të vrasjes, ai tha se dihej mirë që Gjermania ishte e ekspozuar ndaj një sërë kërcënimesh ruse dhe po u kushtonte vëmendje atyre.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se “ne po e marrim shumë seriozisht kërcënimin e rritur ndjeshëm të agresionit rus”. Në fillim të kësaj jave, një zyrtar i lartë i NATO-s i tha BBC-së se Rusia “po angazhohej në operacione të fshehta agresive në të gjithë Evropën – duke përfshirë sabotim, zjarrvënie dhe komplote vrasjesh – që synojnë dobësimin e mbështetjes publike për Ukrainën”.

Ministri i Jashtëm gjerman tha se shtetet baltike kishin theksuar tashmë metodat e ndryshme të përdorura nga Vladimir Putin i Rusisë në luftën e tij kundër Ukrainës. Përveç sabotimit, ajo foli për sulme kibernetike dhe ndërprerje të sinjaleve GPS, në mënyrë që fluturimet e Balltikut të mos mund të uleshin më në vendet fqinje.

“Ne kemi parë se ka pasur sulme ndaj fabrikave dhe kjo përsëri nënvizon se, së bashku, ne si evropianë duhet të mbrohemi sa më mirë që mundemi dhe të mos jemi naivë,” u tha gazetarëve zonja Baerbock. Në fillim të majit, një kompleks ndërtimi në pronësi të firmës “Diehl Metall” u përfshi nga flakët në Berlinin jugperëndimor. Ndonëse për zjarrin është fajësuar një defekt teknik, nuk është përjashtuar edhe sabotimi. Zjarre të dyshimta janë raportuar edhe në Poloni dhe Lituani.

Prillin e kaluar, shtëpia e Papperger u dogj në Hermannsburg në Gjermaninë veriore, megjithëse nuk ka pasur prova për një lidhje ruse. Zjarri u vu shpejt nën kontroll dhe në rrjetin “Indymedia” u shfaq një rrëfim anonim që supozohet se u bë nga militantët e majtë. Komploti kundër një CEO të tillë të profilit të lartë gjerman ka shkaktuar alarm të gjerë. Figura kryesore konservatore Roderich Kiesewetter tha se kancelari duhet të jetë i qartë me popullin gjerman se sa i madh ishte kërcënimi nga Rusia. ©BBC, LAPSI.al


4 Comments

  1. SAJIM APO RALITET DICKA ESHTE E RENDESISHME ,KUR E KEQA QUHET E MIR DHE E MIRA E KEQE DHE I SHERBEHET KUR NUK PRANOHEN DOMOSDOSHMERIT DHE NUK JUSTIFIKOHEN PERGJEGJSIT ,DIHET QE TE KEQIJA MBI TE KEQIJA PER GJININ NJERZORE JAN VEN NE RRALL thotë:

    PERFUNDIMI MENDIMIT FJALES VEPRES SE KEQE NE MENYR TE NDERSJELLT NESE NJERZIT NUK NDALEN NUK VETPASTROHEN ESHTE VETEM KEQ

  2. Që rusët e kanë metodë të eliminojnë me aksione tipike të KGB as që diskutohet. Sepse kujtojnë se kështu do të mundin të bëhen superior në këtë luftë.
    Problemi që ka akoma nostalgjikë të Rusisë e I quajnë sajesa siç vetë rusët!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *