• |
ide | kryesore

Arrestohen dy prindërit në Fier/ Video seksuale me fëmijën 2 vjeçar në Tik Tok

Arkiva, Lajme, Të fundit


Prokuroria e Fierit ka proceduar dy prindërit, të cilët abuzonin seksualisht me fëmijën e tyre 2 vjeç dhe me pas videot i publikon në aplikacionon ‘TikTok’.

Dy prindritë janë ndaluar me urdhër të prokurorit ndërsa, ndaj tyre rëndojnë akuzat për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi i prokurorisë:

“Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *