• |
ide | kryesore

Berisha për protestën e djeshme: U drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Lideri i PD, Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj çdo qytetari që protestoi mbrëmjen e djeshme në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër regjimit të Edi Ramës.

Përmes një video-mesazhi, Berisha e cilësoi protestën të jashtëzakonshme, teksa tha se narko-kracia e Ramës u drodh nga themelet.

Lideri i së djathtës shqiptare tha se qytetarët morën përsipër të ngrihen mbi të gjitha vështirësitë, duke protestuar kundër një qeverie që varfëron dhe shpopullon vendin.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme. Nderimin tim më të madh për të gjithë ata burra e gra, të ri e të reja që në kushte të jashtëzakonshme u grumbulluan, u bashkuan dje në një manifestim, në një protestë të jashtëzakonshme. Në një cunam të vërtetë të paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit. Secili prej jush dëshmuat shkallën më të lartë të përgjegjësisë qytetare. Morët përsipër të ngriheni mbi të gjitha vështirësitë që pa diskutim krijonte moti ditën e djeshme dhe këto ditë. Dolët në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës, më shumë se në çdo pushtim tjetër në histori. Dolët në protestën tuaj për votën e lirë dhe rrotacionin. Dje ishte dita e besës së madhe së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë, rotacionin. Për të çliruar shqipërinë nga ky pushtues i egër që po përzen shqiptarët çdo ditë nga shqipëria. Po i varfëron ata, po i vjedh ata në mënyrë të tmerrshme dhe po i poshtëron. Për të bërë të mundur rotacionin, rikthimin e opozitës në pushtet, rikthimin e demokracisë, rikthimin e shtetit ligjor, integrimit të Shqipërisë në BE.

Të dashur miq, mesazhi i protëstës ishte po aq madhështor, po aq gjigand sa dhe protesta. Dje u drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. Dje u drodh nga themelet nomeklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument i pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshmëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit ,mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e Tiranës. Ne hapëm siparin e një beteje të re, të vështirë, jetike e vendimtare për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, rikthimin e votës së lirë, rotacionit dhe demokracisë në Shqipëri. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik i egër i votës dhe i vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull i civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë.

Nga zemra falenderimet më të ngrohta, mirënjohjen më të pakufishme por ftesën time të vazhdojmë këtë betejë. Demokrate dhe demokratë kjo betejë është vendimtare jo vetëm për fatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, kjo betejë është vendimtare për fatin e Shqipërisë, Demokracisë shqiptare. Do ta shpëtojmë ne dheun tonë të dashur apo do firmosim në zgjedhje të pandershme mandatin e Edi Ramës për të kompletuar katastrofën ekzistenciale që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve?

Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri.

Faleminderit!


8 Comments

      1. Miri o Miri. Ju jeni ne karvan???
        🤣🤣🤣🤣🤣🤣
        Keta jan shkeputur komplet nga realiteti. Po jetojn ne nje enderr te bukur.
        Gjume te embel Miri.

        1. Është më e komplikuar se aq, por urrejtja ja u ka errësuar arsyen. Ketu bëhet fjalë për parimet që u shkelen, por helbete ti dhe shume te tjer aq kuptoni…. Kurse doktori dhe Meta fenë ti luajnë me protesta.

          *Dhe sa për të vërtetën unë s’kam votuar asnjëherë për Berishën, por për ndonjë parti të vogël opozitare.

  1. Kur kishte luli pd. Thoshin sa te vi saliu. Bie direkt rama.
    Erdhi saliu humbi dhe shkodren.
    Pastaj thoshin ne shtator do ta shikoni.
    Kaloi nje vit, ca te bejm ca te themi… Oh po Revulucion.
    Pastaj u dhje revulucioni.
    Filloi lufta perfundimtare.
    Pastaj tha do ta fus ramen ne vrimen e miut. E u fut vet ne vrym te hales e del mbazdite vone ne dritare per ajrosje.
    Dje ishte O SOT O KURR.
    Iku ajo e djeshmja e ngeli KURR.
    Tani na thot u drodh pushteti.
    Dhe hajde mos qesh me kete karagjoz banjosh.

    1. Ca te bej i shkreti. Do ti mbaj me gajret demokratet.
      Fajin nuk e ka ky, se i kan ren halle te medha ne koke.
      Fajin e kan ata qe e ndiekin, packa qe nuk ia besojn ato qe thot.
      Nuk ka asnje demokrat serioz e me mend ne koke e te thote, ne kemi 5% shans te fitojm zgjedhjet me kryetar berishen.
      Ky eshte problemi… Pse vazhdoni dhe ndiqni dike qe nuk siell ndryshim?
      Po nuk kan dhe faj. Se u dogjen nga qulli (basha) dhe i fryjn kosit (berisha).
      Me pak fjal nuk ka zgjidhje te lehta per kete pd. Vetem dicka radikale. Spastrim total dhe frym komlet e re me njerez te rinj qe s kan pas asnje post te kjo pd 30 vjecare.

  2. Berisha për protestën e djeshme: U drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës,shpellkare salihu ju fton ne nje feste orgjie ku te gjithe pjesmarsit ne protesten e fuqishme te historise me 10 000 shpellkare skiftere cecene,kush reziston deri ne fund nga orgjia ka nje vend per deputet ne zgjedhjet qe po vijne,bythqira te salihut mobilizohuni ne Orgjine pd iste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *