• |
ide | kryesore

CNN: Obama dhe Pelosi të shqetësuar për gjendjen e Biden

Arkiva, Planet, Të fundit


Barack Obama dhe Nancy Pelosi kanë folur privatësisht rreth presidentit Joe Biden dhe të ardhmen e fushatës së tij zgjedhore për këtë vit zgjedhjesh.

Si ish-presidenti ashtu edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, kanë shprehur shqetësime rreth situatës së krijuar që mund t’ia bëjë shumë herë më të vështirë Joe Biden që të mundë kundërshtarin e tij në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Por, siç raporton CNN, asnjë prej tyre nuk është i sigurt se cila mund të jetë rruga që duhet zgjedhur.

Demokratët janë në gjendje dëshpërimi për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që ta kthejnë vëmendjen nga që kanë kundër ish-presidentit Donald Trump.

Dhe, për të gjetur një zgjidhje, ata i kanë kthyer sytë nga Obama apo Pelosi, duke pasur parasysh se lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer nuk ka besimin e Bidenit dhe se me liderin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, nuk i kanë marrëdhëniet të thella mjaftueshëm për ta përçuar si mesazh.

Pelosi ka folur me Biden që nga debati, por që prej atëherë, ajo e ka bërë të qartë se nuk e sheh vendimin e presidentit për të ndenjur në garë, si final. Por megjithatë, Pelosi refuzoi të jepte detaje të tjera.


4 Comments

  1. Që ishte i tillë Bideni kjo dihej që në 2020, po këto 4vjet kush ka qeverisur ! Kjo ësht çështja ! Ka qeverisur Sorrosi , globalistët , qelbësirat e majta prandaj ësht bër bota çorap ! Pu pu pu kush ka butonin e nukleares !

  2. Pelosi eshte me keq se Biden ?Ne fakt jane te shqetesuar se Trump po vjen fort e me diference ne Shtepine e Bardhe !
    Bashke me ardhjen e Trump ne shtepine e bardhe,Shqiptaret do u ike pergjithmone Ishulli i Sazanit,ate po pret Edi Rama,prandaj e ka mik Vuçiç i cili ia ka dhene dhenderrit te Trump siperfaqe e leje per Hotele e Rezorte ne Beograd dhe ky plehu qe e ka ktheyrr Shqiperine ne plaçke te tij e ka gati Sazanin qe ti kete mire punet me Ameriken ?!
    Shqiptaret humbin serish !

  3. PSIKOPATET NE VEPRIM

    AI NGATERROI TRUMPIN ME HARRIS

    NE VEND TE THOTE “HIDHNI PAK PLEHRAT” DO TE THOTE “HIDHNI RAKETAT”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *