• |
ide | kryesore

Futbollisti i Anglisë ka marrë në Gjermani edhe gruan, edhe të dashurën

F1, Paparazzi


Dy ditë para finales së Kampionatit Evropian kundër Spanjës, futbollisti i Anglisë, Kyle Walker e gjen sërish veten në telashe. Shkak është bërë sërish jeta e tij e të trazuar e dashurisë. Mediat zbulojnë se mbrojtësi i Manchester City ka marrë me vete në Gjermani edhe gruan, edhe të dashurën…

Ai ka luajtur deri tani në çdo ndeshje nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe është një nga shtyllat e skuadrës së Anglisë. Në këtë mënyrë ai pritet të luajë edhe në finalen e Europianit të dielën. Nëse deri atëherë nuk do të trazohet nga situata e pakëndshme sentimentale. Është faji i një jete dashurore “të trazuar” për të thënë më së paku, e mbushur me tradhti dhe skandale seksuale. Tashmë edhe gruaja, edhe e dashura e tij janë paraqitur pranë vendit ku qëndron e kombëtarja e “3 luanëve”.

Shtypi anglez raporton se Annie Kilner, gruaja e tij dhe Laryn Goodman do të jenë të dyja në stadium. Nëse e para solli me vete 4 fëmijët që ka me futbollistin (Riaan, Roman, Reign dhe Rezon), të njëjtën gjë bëri edhe e dyta, e cila u shfaq me fëmijën e madh që ka nga lidhja klandestine me 34-vjeçarin.

Annie Kilner's TV tell-all on cheating hubby Kyle Walker

Sipas asaj që raporton “The Sun”, shërbimet e sigurisë që mbrojnë ekipin anglez janë urdhëruar që të mos e lënë Lauryn Goodman të afrohet pranë zonave të frekuentuara nga bashkëshortet apo shoqëruesit e lojtarëve, për të shmangur incidente të mundshme.

Kyle Walker's wife says 'past not important' as pair reconcile despite love child storm - Daily Star

Laura shihet si një ngatërrestare dhe makthi më i keq i Annie. Ajo po shpërndan foto në rrjetet sociale që e tregojnë vetëm disa qindra metra larg “rivales” së saj. Por Annie “nuk dëshiron të bëjë asgjë me të”, tha një burim për Daily Mail.

Në janar 2024, Kyle Walker kërkoi falje për tradhtinë ndaj gruas së tij Annie dhe që kishte ndërtuar një familje paralele me të dashurën e tij Laryn. Ishte vetë Annie që e raportoi historinë duke njoftuar ndarjen nga lojtari pasi mësoi se ky i fundit kishte një fëmijë ilegal me atë grua.

Lauryn Goodman shares adorable pictures of kids supporting Kyle Walker wearing 'Daddy' jerseys - Mirror Online

“Ajo që bëra është e tmerrshme dhe marr përgjegjësinë e plotë për këtë. Mora vendime budallaqe” – ishin fjalët e Walker. Më pas ai u pajtua me gruan e tij. “Ani është shpirti im binjak” – u shpreh ai. Nuk dihet nëse ka pasur probleme mes të dyve, për shkak të tradhtive të tij të vazhdueshme.

Who Is Lauryn Goodman? Everything About the Mother of Kyle Walker's Child - EssentiallySports

Futbollisti i Anglisë thuhet se pati një lidhje me ish-yllin e programit “Ex On The Beach”, Laura Brown. Mediat zbuluan edhe mesazhe të shumta që kishte shkëmbyer me Carla Howe, një modele e playboy. Më pas doli një puthje në publik për një grua të re në mars 2023 e pasuar me akte të turpshme në një bar në Mançester dhe një festë me prostituta gjatë karantinës së Covid. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *