• |
ide | kryesore

NYT: Donatorët ngrijnë 90 milionë $ nëse Biden mbetet në garë

Arkiva, Lajme, Të fundit
biden


Disa donatorë të mëdhenj të demokratëve kanë njoftuar se do të ngrijnë rreth 90 milionë dollarë për sa kohë që presidenti Joe Biden do të mbetet ende në garë për një mandat tjetër në këtë post. Lajmin e raporton New York Times. Vendimi për të bllokuar një sasi të tillë donacionesh është deri tani pasoja më konkrete e performancës së dobët të presidentit Biden në debatin kundër Donald Trump. Por Joe Biden aktualisht duket se nuk është i bindur të bëjë asnjë hap prapa dhe madje ka bërë të ditur se ai është “i vendosur të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë”.

Në takimin e së mërkurës mbrëma, kreu i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries nuk e ofroi miratimin e tij për Joe Biden. Lajmi u dha nga burime të CNN që bëri edhe raportimin.

“Përpara e ardhmja” është emëruar nga fushata e Bidenit komiteti kryesor për mbledhjen e fondeve të fushatës në fazat e hershme të garës. Deri tani ky grup ka mbledhur deri në 250 milionë dollarë që do të përdoren në reklama televizive dhe në internet dhe që do të fillojnë të transmetohen në fund të Konventës Kombëtare Demokratike muajin e ardhshëm. Vendimi për të bllokuar një sasi të tillë donacionesh është deri tani pasoja e parë konkrete.

Kamala Harris është në letër e paracaktuara për të marrë stafetën e Joe Biden në rast se presidenti dorëzohet. Por stoli i demokratëve është shumë i gjatë dhe përfshin guvernatorët e njohur të Kalifornisë dhe Miçiganit, Gavin Newsom dhe Gretchen Whitmer, të cilët megjithatë duket se kanë “shënuar emrin” për garën e vitit 2028 dhe nuk ka gjasa që të vendosin të djegin shanset e tyre në një mini-primare të mundshme të përshpejtuar. Lista e zëvendësimeve të mundshme përfshin gjithashtu Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg dhe guvernatorët e Pensilvanisë dhe Illinois, Josh Shapiro dhe JB Prtizker. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Donatore? Ju qifsha trute jane Dhuruesa po kush te dhuron lwk kot ne Amerike? Jane bossat qe blejne kurvat e Politikes dhe me vend ta quajne Korrupsion, ata e quajne dhurate politike🤣🤣🤣🤣🤣. Ne vende te tjera kur ndodh e njejta gje, Ameriqente e quajne Korrupsion. Haleati strategjik🤣🤣🤣

    1. Donatore? Ju qifsha trute jane Dhuruesa po kush te dhuron Lek kot ne Amerike? Jane bossat qe blejne kurvat e Politikes dhe me vend ta quajne Korrupsion, ata e quajne dhurate politike🤣🤣🤣🤣🤣. Ne vende te tjera kur ndodh e njejta gje, Ameriqente e quajne Korrupsion. Haleati strategjik🤣🤣🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *