• |
ide | kryesore

Sanchez kritika për “standarde të dyfishta” me Gazën dhe Ukrainën, Macron: Pretendime të pabaza

Arkiva, Planet
Sanchez


Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, duke folur në samitin e NATO-s në Uashington, tha se vendet perëndimore kanë standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për çështjen e Rripit të Gazës, deklaratë e cila nuk është pritur mirë nga Presidenti francez Macron.

Konkretisht, Sánchez u shpreh se vendet perëndimore “nuk mund dhe nuk duhet të lejojnë askënd të akuzojë se ka standarde të dyfishta në mbrojtje të ligjit ndërkombëtar”.

“Në këtë kontekst, ajo që ka bërë Spanja është të kërkojë nga Ukraina, si dhe nga Gaza, të njëjtën mënyrë dhe të njëjtën vendosmëri në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Sánchez tha të mërkurën se vendet perëndimore ishin fajtore për “standarde të dyfishta” në mbrojtjen e tyre të vendosur të ligjit ndërkombëtar kur bëhej fjalë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por jo për palestinezët kur ishte fjala për luftën e Izraelit në Gaza dhe bëri thirrje për “politikë të qëndrueshme”.

Nga ana tjetër, Macron iu përgjigj deklaratave të Sánchez dhe tha se Perëndimi duhet t’i përgjigjet fuqishëm akuzave për “standarde të dyfishta” kur bëhet fjalë për luftën e Izraelit në Gaza.

“Ne ndonjëherë kritikohemi se jemi shumë më pak të shqetësuar për Gazën sesa për Ukrainën, dhe kjo kritikë është thellësisht e dëmshme për të gjithë ne,” u tha Macron gazetarëve në samitin e NATO-s në Uashington.

“Ne duhet të tregojmë se është një pretendim i pabazë. E përsëris këtu se është urgjente të arrihet një armëpushim në Gaza, të lirohen pengjet dhe të kryhet de-përshkallëzimi që është i nevojshëm për të parandaluar përhapjen e luftës në Liban,” tha ai.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *