• |
ide | kryesore

Tentoi të vrìste një person në Berat, kapet në Kosovë i kërkuari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë, Berat


Një 56-vjeçar nga Kosova është ekstraduar, pasi në bashkëpunim me 3 të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente një vrasje në Berat.

Raportohet se shtetasi H. B., 56 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua drejt Shqipërisë pas bashkëpunimit mes autoriteteve në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Kosova, një shtetas kosovar, i cili në bashkëpunim me 3 të tjerë, në maj të vitit 2023, tentoi të kryente një vrasje në qytetin e Beratit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua ekstradimi nga Kosova në Shqipëri, i shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të kapur në Kosovë, H. B., 56 vjeç.

Ai kërkohej për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të vrasë 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *