• |
ide | kryesore

Vidhnin sende me vlerë, 4 “skifterë” shqiptarë të arrestuar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Armë dhe municione të fshehura në furgon, arrestohet shqiptari


Një bandë shqiptarësh është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane, pasi kryenin vjedhje nëpër banesa me vlera të larta monetare. Në pranga janë vënë 4 persona, si autor të më shumë se 20 vjedhjeve që janë kryer nga dhjetori 2021 deri në janar 2022.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptarët ishin të gjithë me banim në Pavia, ndërsa vjedhjet e kanë kryer në zonat Pavia, Alessandria, Savona dhe Lodi. Ata vidhnin një sasi të madhe malli që përbëhej nga sende të çmuara, me vlerë disa mijëra euro.

Një tjetër anëtar i bandës u arrestua më parë në mars 2022, me ndihmën e policisë kufitare, i alarmuar nga njësia hetimore e Pavias, teksa po përpiqej të kthehej në mënyrë klandestine në Shqipëri me një kamion në portin e Ankonës.

Tashmë gjyqtari i hetimeve paraprake të gjykatës së Pavias ka lëshuar masën e paraburgimit në burg ndaj anëtarëve të tjerë të bandës, duke i bërë ata përgjegjës për rreth 20 vjedhje banesash. Urdhër i cili u zbatua në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *