• |
ide | kryesore

Vrau ish-drejtorin e OST, burg përjetë për Dorian Keqin

Arkiva, Lajme, Të fundit


Është dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës shtetasi Dorjan Keqi i cili në vitin 2016 ekzekutoi me armë zjarri ish-drejtorin e OST, Saimir Jaku në qytetin e Rrëshenit.

42-vjeçari nga Kruja me banim në Kurbin, u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Edhe në momentin e dhënies së vendimit, Dorjan Keqi ka mohuar të ketë lidhje me krimin.

42-vjeçari u arrestua në shtator të vitit 2022. Nga shenjat e gishtërinjve u zbulua se ai ka marrë pjesë në vrasjen e Saimir Jakut, në bashkëpunim edhe me persona të tjera të cilat nuk janë identifikuar ende.

Saimir Jaku u qëllua me breshëri plumbash teksa, po pinte kafe bashkë me një person tjetër ku dhe ai mbeti i plagosur.


1 Comment

  1. eshte hasmeri dhe gjakmarrje mes bandash dhe me viktima

    po i the ketij drejtor OST i ke ul vlerart OST. me mire thoji nje hajdut i ost. OST ka status paresosr hajdutllikun jo vrasjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *