• |
ide | kryesore

Berisha: Nga 72 mandate arresti janë burgosur 6 persona, Dumani zbaton urdhërat e Ramës

Lajme, Të fundit


Edhe këtë të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës. Teksa përshëndeti qytetarët duke i quajtur ata misionarë të kauzës së drejtë të lirisë dhe shpresës, Berisha u shpreh se 11 korriku tregoi se ka lindur shpresa për të rikthyer votën e lirë, për të arritur qeverinë teknike dhe fitoren e opozitës.

Kryedemokrati u ndal edhe te kryeprokurori i SPAK duke thënë se një hark kohor rekord tremujor, Dumani ka firmosur 72 mandate arresti dhe ka burgosur gjithsej 6 persona, 4 në radhën e parë, 2 më vonë, 6 gjithsej. Sipas tij kjo ka ndodhur sepse Dumani bashkë me ekipin e tij zbaton urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, 11 korriku tregoi se shpresa e madhe ka lindur. Se shpresa e vetme janë ata të cilët luftojnë, qëndrojnë si misionarë të gatshëm për të sakrifikuar, për të rikthyer votën e lirë, për të arritur qeverinë teknike dhe fitoren e opozitës.

Të dashur miq, ju e patë, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, Altin Dumani i dumanistëve të pafytyrë, Altin Dumani ky mercenar, në një hark kohor tremujor, si kurrë ndonjëherë në historinë e një shteti, ka firmosur 72 mandate arresti dhe ka burgosur gjithsej 6 persona, 4 në radhën e parë, 2 më vonë, 6 gjithsej nga 72 mandate arresti. Sepse ky pazarexhi i pafytyrë, bashkë me ekipin e tij, bën pazare me mandatet për gjoba, zbaton urdhrat e Edi Ramës.

A mund të imagjinoni ju zotërinj, a mund të ndodhë në ndonjë vend, iu pyes ju o lakej të Edi Ramës që këndoni nëpër studio dhe artikuj këngën e Zamanit, çfarë fytyre keni t’u thoni shqiptarëve, nga 72 mandate janë vetëm 6 të arrestuar.
Ndërkohë të tjera grisen, fshihen, largohen, të tjerë paguajnë dhe ju vazhdoni të mashtroni shqiptarët se jeni të marrë peng nga Dumani.

Se keni lidhje me botën e krimit. Po edhe nëse nuk jeni të lidhur me bandat, jeni të lidhur me Edi Ramën. Mjeranë, hipokritë, hiqeni si opozitarë. Turpi ju mbuloftë, ju dhe Zamanin tuaj. Atyre, të cilët duan t’u servirin Skapin si sukses, u them në qoftë se e bëni nga naiviteti, referohuni të dhënave sepse ky vend para Skapit ka pasur një prokurori të krimeve të rënda, e cila kurrë nuk bëri pazare me Edi Ramën, Sali Berishën dhe asnjë njeri. E cila u dha dënim përjetë kapobandave shqiptare kudo që ishin, që i liroi më vonë Edi Rama. I liroi Skapi i partisë disa prej tyre. Pra, zotërinj, hapni arkivat, lexoni raportet tuaja për të parë se cila është e vërteta.


6 Comments

  1. Respekte për jetë doktor

    Mbase sje i pëlqyer dhe me.shumë gabime.e.defekte por je lideri më i vërtetë që ka dhe ka pas noiherë si dhe më i hajrit për kët vend të lodhur nga historia

  2. Mos uleri se kur te jesh ti non grate kryeminister do te zbatoje urdherat tuaja. Por se mos thuash atehere si perhere se kjo ishte loja apo ishin deklarata politike dhe i fut nji t’qeshme pastaj ti nona grates. Sic bere me Nanon, me Meten etj qe nuk i late kusur pa i thene njeri tjetrit pastaj u martuat me prostituten politike qe skishe len llaf te ndyre pa i thene, e ben prap ti se kush ka per te kerkuar llogari. Ti Lal Kros vete flet e vete vulos.

  3. Ta trajtosh vjedhjen apo me sakt grabitjen e shekullit si nje vjedhje te rendomt vreshti , vetem ne Shqiperi mund te ndoshte . Te relativizosh nje vjedhje te programuar nga elita me pushtet per tu superpasuruar si nje vjedhje barbonesh nga uria , vetem ne Shqiperi mund te ndoshte . Qe ta kthesh drejtesine nga e verber e ti japesh dylbi ushtarake ne dore vetem SPAK-u mund ta bente . Bravo SPAK-u , pune me te mire per hajnat dhe kriminelet me pushtet nuk kishe se si ta beje . Bravo SPAK-u , me kete pune po tregoni se krimineli i vertete nuk eshte i gjati ine por ju qe me sfumimin e te gjitha veprave kriminale dhe hajnive te te gjatit tone po i jepni oksigjen atij dhe te gjithe krimit e narkoshtetit te ndertuar prej tij .
    Nese mendoni se ky vend vjen ne ulli me vote e demokraci kur te gjitha pushtetet(perfshi edhe drejtesine dhe parane e krimit) e ka ne dore nje grup mafiozesh me ne krye te gjatin tone , gaboheni rende .
    Zgjidhja e vetme eshte revolucioni . 2025-a po vjen , pregatisni peshqiret se shamite e vajtimit nuk mjaftojne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *