• |
ide | kryesore

Goditi me thikë të riun, policia nis punën për kapjen e 40-vjeçarit

Lajme, Të fundit


Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës një ditë më parë në Vlorë. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, 40-vjeçari me iniciale A. T., ka qëlluar me mjetin prerës një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

40-vjeçari është shpallur në kërkim. 23- vjeçari, i cili u godit me thikë mësohet se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë, referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit 40- vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *