• |
ide | kryesore

Iu gjetën në telefon faqe për baste online, arrestohen 3 persona

Lajme, Të fundit


Tri persona janë arrestuar pasi në celularët e tyre u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive. Blutë njoftojnë se shtetasve L. V., 40 vjeç, A. R., 26 vjeç, dhe K. B., 25 vjeç i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparatet celular.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Three”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 40 vjeç, A. R., 26 vjeç, dhe K. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të këtyre shtetasve, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

  1. Sa çudi e madhe . Hajt se do ti japi zgjidhje palloshi edhe kesaj pune . Do ta gjeje nje grup kriminal qe do te “sakrifikohet” per kete pune . Votoni votoni kurvat 30 vjeçare se heren tjeter do votoni me poste nga afrika .Palloshi do tjua plotesoje te gjitha kushtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *